Pakistani heton vrasjen e Bin Ladenit

Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, ka urdhëruar një komision të pavarur që të hetojë operacionin special të forcave amerikane të cilat hyjnë në territorin e Pakistanit dhe vranë liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden.
Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë do të udhëhiqet nga gjykatësi, Xhaved Igbal, një gjyqtar i lartë i Gjykatës Supreme të Pakistanit.
Parlamenti i këtij vendi ka kërkuar me ngulm një hetim të tillë që të mësojë më shumë për jetën e Bin Ladenit në Pakistan dhe se si forcat amerikane kryehen operacionin brenda territorit pakistanez pa informuar autoritetet e vendit.