Pakistani kërkon angazhim serioz të SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë "terma të qartë të angazhimit" në luftën kundër militantëve islamikë, në qoftë se duan të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kështu është shprehur presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari pas një takimi që ka pasur mbrëmë me Mark Grosman, përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-ve për Afganistanin dhe Pakistanin.
Zardari ka theksuar se "kushtet e angazhimit duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe të caktuar në mënyrë që çdo mosmarrëveshje të mund të zgjidhet miqësisht”.
Marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Islamabadit dhe Uashingtonit janë rritur veçanërisht pas vrasjes së kreu të Al-Kaidës Osama bin Laden që u vra 2 Maj.