E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani kërkon paqe me Indinë

Islamabad - Shefat e ushtrisë pakistaneze i thanë sot një zyrtari kinez se Pakistani dhe India duhet të ulin tensionin e ndezur nga sulmet e muajit të kaluar të militantëve në Bombei dhe të rifillojnë një dialog për paqe. India ka fajësuar militantët e vendosur në Pakistan për sulmet në Bombei, ku mbetën të vrarë 179 persona, duke përtërirë armiqësitë e vjetra midis rivalëve të armatosur me armë bërthamore dhe duke shtuar shqetësimet për fillimin e një konflikti.

Zyrtarët e ushtrisë indiane dhe pakistaneze zhvilluar bisedime të paplanifikuara në linjën e drejtpërdrejtë në fundjavë, ndërsa zëvendësministri i Jashtëm kinez, He Yafei, mbërriti në Pakistan për të ulur tensionet midis fqinjëve. Zëvendësministri kinez u takua sot me shefat e ushtrisë dhe ministrin e Jashtëm, Shah Mehmood Qureshi. Kreu i komisionit të shefave të shtabit të përbashkët të Pakistanit, gjeneral Tariq Majid, përsëriti angazhimin e Pakistanit për paqen rajonale dhe bashkëpunimin, njoftoi ushtria.

"Ai theksoi nevojën për shmangien e qëndrimit armiqësor, ndërmarrjen e masave reciproke për të ulur menjëherë tensionin dhe për një rifillim të dialogut për paqe", u citua Majid nga ushtria. Zyrtarë të lartë të ushtrisë nga India dhe Pakistani kanë zhvilluar bisedime të paplanifikuara në një linjë të drejtpërdrejtë në fundjavë, deklaroi një zyrtar i sigurisë së Pakistanit, i cili nuk prani të identifikohej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›