E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta në Irak kundër Izraelit

Bagdad -Qindra persona kanë protestuar sot në Bagdad kundër sulmeve izraelite mbi rajonin palestinezë të Gazas. Protestuesit ishin përkrahës të liderit radikal shiit, Moqtada Sadr, të cilët kundërshtuan sulmet ajrore të aviacoinit izraelit në Gaza dhe shprehën mbështetjen ndaj palestinezëve. Në Bagdad, qindra irakianë manifestuan që nga Sadr City, bastioni i milicëve shiitë të Moqtada Sadr, deri në sheshin Moustansiriyah, duke hedhur slogane si "Jo, jo Izraelit" dhe "Jo, jo Amerikës". Një manifestim i ngjashëm u zhvillua në qytetin e shenjtë Kufa, 140 kilometra në jug të kryeqytetit irakian, ku përkrahësit e Moqtada Sadrit dogjën flamurin izraelit.

Protestuesit mbanin në duar parulla ku shkruhej: "Dënojmë sulmin izraelit kundër vëllezërve tanë në Gaza". Ata i kishin vizatuar flamujt izraelitë dhe amerikanë në tokë përpara se të ecnin mbi ta. Qeveria irakiane dënoi të shtunën sulmet ajrore izraelite në Gaza. Izraeli ndërmori një sërë operacionesh kundër Hamasit në Rripin e Gazës, që shkaktuan më tepër se 300 të vdekur dhe 1 400 të plagosur që nga dita e shtunë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›