E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani po përgjon miliona qytetarë, i spiunon me teknologjinë kineze, Amnesty International e denoncon

Pakistani po spiunon miliona qytetarë të tij, duke përdorur një sistem përgjimi telefonash dhe një firewall interneti të ndërtuar në Kinë.

Nëpërmjet kësaj iniciative që cilësohet e paligjshme dhe dyshuese, Pakistani po censuron edhe mediat sociale, raporton “Reuters”.

“Kjo është në një nga shembujt më gjithëpërfshirës të mbikëqyrjes shtetërore jashtë Kinës”, tha Amnesty International, e cila reagoi menjëherë dhe e dënoi këtë ndërhyrje të paligjshme.

Organizata mbikëqyrëse e të drejtave të njeriut tha në një raport të publikuar të martën se rrjeti në rritje i përgjimit të qytetarëve përbën shqetësim për sigurinë dhe privatësinë e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›