E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit, dyshohet se Izraeli po kryen një operacion ndaj një zyrtari të lartë të Hamasit

Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan pak para orës 15:00 në zonën Katara të Dohas, në Katar, ku më pas u panë edhe shtresa të mëdha tymi. Dëshmitarët raportojnë të paktën pesë shpërthime të fuqishme në këtë rajon.

Sipas burimeve nga një zyrtar izraelit, bëhet fjalë për një operacion për likuidimin e një zyrtari të lartë të Hamasit brenda territorit të Katarit.

Ngjarja ka shkaktuar alarm dhe panik në zonë, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaktarin dhe pasojat e shpërthimeve. Video të shpërthimeve dhe shtresave të mëdha tymi janë përhapur gjerësisht në media dhe rrjetet social.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›