E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu e Flamurtari kapin kreun

Fitojne jashte fushe dhe presin hapin fals te Dinamos. Besa kapitullon ne Ballsh

Skenderbeu dhe Flamurtari kapin Dinamon ne krye te Kategorise Superiore. Dy skuadrat kane kaluar me sukses testet e veshtira te javes se 9-te te kampionatit duke regjistruar fitore jashte fushe. Korcaret e drejtuar nga Shkelqim Muca jane shfaqur pragmatiste ne stadiumin e Lacit duke triumfuar pikerisht ashtu sic e kishin parashikuar. Me nje rreshtim te kujdesshem ne mbrojtje ata e kane lejuar ekipin kurbinas qe te kontrolloje lojen. Loja e forte ne mesfushe dhe pritjet e portierit Orges Shehi u kane dhene siguri bardhekuqve ndersa per te vendosur rezultatin e ndeshjes ka menduar mesfushori kosovar me pasaporte austriake Butrint Vishaj. Ne minuten e 86-te te takimit kur lacianet ishin hedhur te gjithe ne sulm me synimin per te shenuar golin e fitores ka ardhur goditja e miqve. Me nje kundersulm te shpejte te besuarit e Muces gjeten rrjeten ku protagonist i aksionit ishte Soza me shkeputjen ne krahun e majte. Kjo ishte fitorja e dyte in-extremis per skuadren e Skenderbeut pas asaj me Tiranen ne javen e 6-te dhe rezultati i trete pozitiv qe arrihet ne sekondat e fundit pas barazimit ne javen e 7-te ne fushen e Bylis. Momentalisht korcaret kryesojne tabelen fale golavarazhit me te mire se Dinamo dhe Flamurtari. Ne anen tjeter Laci konfirmon momentin e keq pasi kjo ishte humbja e peste ne nente ndeshje per ekipin e Stavri Nices disfata e trete radhazi.

Te shtunen ka shkelqyer edhe Flamurtari qe fitoi 3-1 ne Shkoder. Vlonjatet kane shfaqur zemer dhe kualitet ne Loro Borici duke i prishur teknikut Mirel Josa debutimin me Vllaznine. Edhe pse e kane pare veten ne dizavantazh pas 11-metershit te shnderruar ne gol nga Jovanovic ne te 30-ten vlonjatet nuk jane dorezuar. Te besuarit e Maganit barazuan shifrat vetem 9 minuta me pas me kapitenin Sakaj i cili eshte treguar i sakte nga pika e bardhe pas nje penalltie te fituar nga Daniel Xhafaj. Ne fraksionin e dyte te lojes miqte kane gjetur golin e dyte me Lejdi Licajn sulmuesi i talentuar ka perfituar nga vendosja jo e mire e mbrojtesve kundershtare dhe e ka derguar topin ne rrjete. Vllaznia eshte shfaqur e paafte te reagonte e pervec tentatives se pafat te Smajlit me topin qe u perplas ne shtylle lojtaret vendas nuk kane mundur te bejne asgje me shume. E kunderta mund te thuhet per Flamurtarin qe ka prodhuar nje mori rastesh per shenim ndersa rrjeta e trete mban firmen e goleadorit Daniel Xhafaj. Humbja perballe tifozeve shkodrane ka konfirmuar problemet brenda Vllaznise ndersa tashme edhe Josa e di se ka shume per te bere. Trajneri tha Vllaznia ka shume gjera per te riparuar. Problemet qe kisha vene re edhe me pare u konfirmuan dhe ne kete ndeshje. Humbem per shkak te gabimeve tona por edhe per merite te Flamurtarit. Kemi mjaft probleme kur humbasim kontrollin e topit pasi skuadra e ka te veshtire te kthehet ne pozicion. Ne do te vazhdojme te punojme qe te permiresohemi.

Kapitullon Besa ne Ballsh. Bylisi e nis ndeshjen praktikisht ne avantazh vetem 20 sekonda loje kane mjaftuar qe kamerunasi Gaje te zhbllokonte shifrat. Vendasit kane shenuar edhe dy here gjate pjeses se pare me kapitenin Dimo dhe Fjodor Xhafen ndersa rrjeta e realizuar nga kavajasit me nje 11-metersh nga Cikalleshi ne te 52-ten ka sherbyer vetem per statistike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›