"Pakt" 4-palesh: Jo fshehje pasurise
Rozeta Rapushi
Ashpersohen masat per kontrollin e pasurise se zyrtareve te larte te shtetit. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, nenshkroi dje kater Memorandume bashkepunimi me institucione te tjera shteterore, qe do te ndihmojne ne kontrollin e pasurise se fshehur te zyrtareve dhe luftojne krimin ekonomik. Drejtoria e Tatimeve, ajo e Pastrimit te Parave, Avokati i Shtetit dhe Drejtoria e Policise, do te jene institucionet, qe do te bashkepunojne ne zbulimin e parave qe zyrtaret e larte te shtetit, tentojne te fshehin ne deklarimin e bere. Ne baze te marreveshjes se nenshkruar diten e djeshme, Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave, angazhohet te marre masa per sigurimin e provave, kur kerkohet nga Inspektorati, gjate zhvillimit te nje procedure hetimore per rastet kur nuk mund ta beje vete nje gje te tille, duke shfrytezuar hapesirat e saj ligjore per investigim, brenda dhe jashte territorit te vendit. Ndersa Drejtoria e Tatimeve, merr persiper pershpejtimin e procedurave ligjore ne rastet e verifikimit te pasurive, te fituara nga fshehja e detyrimeve fiskale per subjektet qe mbartin detyrimin, per deklarimin e interesave private. Detyrime merr persiper dhe Policia e Shtetit. Ne rast se inspektorati do te kerkoje nga Policia e Shtetit mbeshtetje ne terren me grupet e investigimit, atehere kjo e fundit do te jete e gatshme t'i veje ato ne dispozicion. "Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, kur kerkohet nga ILDKP, angazhohet per te mbeshtetur ne terren grupet e investigimit te Inspektoratit te Larte, duke i bashkeshoqeruar me punonjes te strukturave te saj, te cilet do te ndihmojne ne mbarevajtjen e procesit te mbledhjes se informacioneve", thuhet ne memorandumin e nenshkruar. Institucioni i fundit me te cilin Inspektorati lidhi marreveshja eshte Avokatura e Shtetit. Nje institucion i ri ky, i cili do te ndihmoje ne zbardhjen e pasurive te fshehura te zyrtareve. Avokatura e Shtetit merr persiper qe ne bashkepunim me ILDKP, te ndjeke rastet e pavlefshmerise se akteve dhe kontratave administrative, nxjerre ne kushtet e konfliktit te interesave, si dhe zbatimin e procedurave ligjore per rregullimin e pasojave juridike te tyre. Duke kontribuar keshtu direkt ne zbulimin e mashtrimeve nga zyrtaret.