BE, diplomatja ceke del me dy qendrime

Ne me pak se 20 dite, perfaqesuesja ceke ne Shqiperi, e cila eshte dhe me statusin e vendit kryesues te Presidences se BE, ka shfaqur dy qendrime te ndryshme per aplikimin e Shqiperise, per statusin e vendit kandidat ne BE. Ambasadorja e Cekise ne Tirane, Marketa Fialkova ndryshon qendrimin per sa i perket aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Dje diplomatja ceke, ne nje interviste per mediat, theksoi se Shqiperia eshte e lire te aplikoje per kete status, perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ne menyre te qarte ambasadorja Fialkova, deklaroi se aplikimi mund te behej perpara zgjedhjeve, ndryshe nga pak jave me pare kur ajo deklaroi se ky moment nuk eshte i duhuri, per kete hap nga ana e Shqiperise. "Eshte zgjedhje dhe pergjegjesi e qeverise se kur duhet te aplikoje. Problemi qe shtrohet eshte ceshtja e dates. Ne pikepamjen time, qeveria mund te aplikoje edhe para zgjedhjeve, por ato mbeten nje kush i rendesishem per anetaresim", deklaroi ambasadorja ceke ne Tirane. Por perfaqesuesja e vendit qe mban Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, nenvizoi faktin se pergjigjja per statusin e vendit kandidat, Shqiperise do t'i vinte vetem pas kryerjes se zgjedhjeve te pergjithshme. Sipas Fialkoves, integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje ceshtje vitesh dhe gjate ketyre viteve, Shqiperise do t'i duhet te permbushe shume detyrime. Diplomatja ceke permendi edhe tetorin si nje kohe e pershtatshme per kete pergjigje, duke qene se fillimi i ketij muaji perkon edhe me nxjerrjen e Progres-Raportit per Shqiperine nga Komisioni Evropian. "Pergjigjja per aplikimin do te vije pas zgjedhjeve elektorale, ose ne tetor te ketij viti, kohe kjo qe perkon me prezantimin e Progres-Raportit per Shqiperine", tha ajo. Nderkohe qe me 11 mars ajo kishte deklaruar ne Elbasan, se Evropes i kishte hyre shume uje dhe nuk eshte e pershtatshme ne keto momente aplikimi, pasi mund te ndodhte si me Bosnjen qe mbeti kerkesa ne sirtar. Ndonese ndryshimeve te qendrimit nga ana e ambasadores te Cekise, kryeministri Berisha dhe perfaqesuesit e tjere te mazhorances kane theksuar se qeveria eshte e vendosur per ta bere kete kerkese gjate presidences ceke te Bashkimit Evropian. Sipas Berishes, qeveria qe ai drejton ka kryer te gjitha reformat e kerkuara per te qene vend me status kandidat prane BE-se. Nga ana tjeter kryeministri theksoi se ratifikimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nga ana e vendeve anetare te Bashkimit Evropian ishte nje prove e forte ne lidhje me hapin e ardhshem, ate te aplikimit per vendin kandidat. Dy dite me pare ne nje deklarate per media, zevendesministri i Integrimit, Albert Gajo deklaroi se kjo kerkese do te behej ne muajin maj. Por partite opozitare jane shprehur kundra aplikimit te qeverise per kete status, duke theksuar se nje muaj perpara zgjedhjeve, nuk eshte koha e duhur per ta bere kete hap te rendesishem.
Fialkova, ne 11 mars ne Elbasan
"Slogani i BE-se eshte Evropa pa kufi. Duhet qe Shqiperia te beje aplikim ne momentin e duhur dhe se dyti eshte kur BE te jete i gatshem per ta pritur kete aplikim nga ana teknike. Ashtu sic tha edhe ministri i Jashtem cek Zvarcenberg rreth dy jave me pare "Nese shtepia juaj eshte e permbytur nga uji, atehere eshte problem", dhe nga ana e kryeministrit Berisha pergjigja ishte pak me humor se Shqiperia, do te prese pak derisa te thahet uji. Qeveria shqiptare eshte e lire ta beje kete aplikim, por e rendesishme eshte qe ne momentin kur aplikimi te dorezohet, te marre vemendjen dhe jo te ndodhe si ne rastin e Bosnjes kur ky dokument qendroi per nje kohe te gjate aty".
Fialkova, dje ne nje interviste
"Eshte zgjedhje dhe pergjegjesi e qeverise se kur duhet te aplikoje. Problemi qe shtrohet eshte ceshtja e dates. Ne pikepamjen time, qeveria mund te aplikoje edhe para zgjedhjeve, por ato mbeten nje kush i rendesishem per anetaresim. Integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje ceshtje vitesh dhe gjate ketyre viteve, Shqiperise do t'i duhet te permbushe shume detyrime. Pergjigjja per aplikimin do te vije pas zgjedhjeve elektorale, ose ne tetor te ketij viti, kohe kjo qe perkon me prezantimin e Progres-Raportit per Shqiperine", ka deklaruar dje ne nje interviste televizive, ambasadorja ceke, perfaqesuese e vendit qe mban dhe Presidencen e radhes te BE-se.