Miratohet buxheti pa demokratet
Buxheti i Bashkise se Tiranes mund te quhet perfundimisht i miratuar. Mbledhja e djeshme e Keshillit Bashkiak te Tiranes qartesoi edhe njehere qendrimin e prefektit, Levizjes Socialiste per Integrim dhe Keshilltareve socialiste e demokrate, mbi nje vendim aq te rendesishem sic eshte Buxheti. Keshtu, sipas kryetarit te ketij keshilli do te merret si i mireqene votimi i dates 3 shkurt. Ne fakt, gjate dites se djeshme nuk u be asnje votim, porse duke pasur parasysh edhe faktin qe LSI-ja ndryshoi qendrim, duke u kthyer pro buxhetit, duke i shtuar kesaj edhe faktin qe jane numeruar 29 vota, atehere buxheti quhet i miratuar. Keshtu deklaruan palet pjesemarrese ne Keshillin bashkiak, duke perjashtuar keshilltaret demokrate. Ne fakt, qendrimi i Levizjes Socialiste per Integrim ndryshoi pasi Bashkia e Tiranes kishte bere ndryshimet e kerkuara nga prefekti Ruzhdi Keci, per detajimin e fondit te komunitetit. Ndersa ne momentin kur eshte marre vendimi per njohjen e votimit te dates 3 shkurt, keshilltaret demokrate kane braktisur sallen. Buxheti i bashkise per vitin 2009 eshte kthyer ne nje arene sherri ndermjet te gjitha paleve. Edi Rama nuk ka ngurruar te hedhe poshte gjate mbledhjeve te kaluara akuzat per abuzim me fondet. Sipas Rames, te gjitha ato shkolla qe LSI pretendon se jane rikonstruktuar ne vitin 2008 dhe fondi eshte parashikuar edhe per vitin 2009, nuk eshte aspak e vertete. Por, gjithe mbrojtja qe Rama i beri buxhetit te institucionit qe ai drejton, eshte hedhur poshte nga keshilltaret e LSI-se dhe te PD-se. Ndersa grupi i keshilltareve te Partise Demokratike, nepermjet Ferdinand Ponit ka kembengulur per te detajuar projektet ku do te investohet nga ana e Bashkise se Tiranes. Poni ka propozuar qe krahas projektbuxhetit te Bashkise se Tiranes te bashkelidhet edhe nje liste e detajuar e projekteve, ne menyre qe keshilltaret ta kene te qarte se per cfare projektesh po votojne. Ai ka kerkuar ne emer te keshilltareve te PD-se qe te shtohet volumi i investimeve, ne te miren e komunitetit.
Prefekti Ruzhdi Keci zgjidhi situaten
Duket se gjithcka eshte zgjidhur pas nderhyrjes, me baze ligjore te prefektit te Tiranes, Ruzhdi Keci. Nese miratimi i buxhetit do t'i ishte lene ne dore serish Keshillit Bashkiak, atehere me siguri qe ky proces do te ishte shtyre deri ne pafundesi, per shkak te mosmarreveshjeve ndermjet anetareve. Megjithate, ne kete pike ka nderhyre Prefekti i Qarkut te Tiranes Ruzhdi Keci, duke kerkuar gjithsesi, disa ndryshime qe me pas e benin te miratueshem buxhetin e Bashkise se Tiranes. Duke qene se ky institucion i beri ato, atehere buxheti u quajt i miratuar, sigurisht pa "bekimin" e keshilltareve demokrate.
Demokratet
Keshilltaret e Bashkise se Tiranes nuk kane pranuar ta cojne deri ne fund mbledhjen e mbremshme te Keshillit Bashkiak. Ata nuk kane pranuar kurrsesi qendrimin e pjeses tjeter te keshillit, duke u shprehur se gjithcka behej ne kundershtim me ligjin.