E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet, garen duhet ta beje vrapuesi e jo trajneri

Shqiperia po hyn ne fazen finale te pergatitjes se zgjedhjeve. Fushatat jozyrtare kane filluar qemoti, praktikisht nje vit me pare, por tani, si ne vrapimin e maratones, kane mbetur edhe ato xhirot e fundit kur gara zhvillohet ne stadium, para publikut. Por, perderisa ne maratone, publiku e ka te qarte se cili garues eshte ne krye te saj dhe vrapon drejt fitores, ne finishin e gares partiake ne Shqiperi publiku nuk e sheh me sy kush po udheheq, por kete ia raportojne sondazhet e dy televizioneve me te shkuara ne Shqiperi, TV Klan dhe Top Channel. Dhe keto sondazhe jane krejtesisht kontradiktore. Perderisa sondazhi i Top Channel qe drejtohet nga firma amerikane Zogby i jep perparesi te konsiderueshme PS-se dhe te majtes, sondazhi i TV Klanit qe realizohet nga Qendra per Studime Humanistike "Gani Bobi" nga Prishtina, evidenton nje rezultat paraprak, ku perparesine e konsiderueshme e ka PD-ja dhe spektri i partive te se djathtes.

Si pjesemarres ne kete gare te sondazheve, duke udhehequr sondazhet e "Gani Bobit", une personalisht do te duhej te jepja argumente shtese per matjet tona te disponimit te elektoratit ne Shqiperi, si me reale dhe me te sakta se ato te Zogbyt. Edhe pse kjo duket gati e pamundur, qe nje OJQ lokale me pervoje relativisht te kufizuar, te dale me e suksesshme se firma amerikane qe ka pervoja te medha dhe fitime marramendese, une jam shume i qete rreth ketij krahasimi qe shpesh perseritet ne programet e Top Channel. Zogby eshte vertet firme e madhe qe ka vendosur per metodologjine dhe aspektet relevante te matjes dhe prezantimit te rezultateve, ne te "Gani Bobit" e dime se konkurrente te vertete nuk e kemi Zogbyn, ne asnje aspekt (sa i perket metodologjise, e jona nuk dallon aspak nga ato qe aplikohen ne bote), por konkurrenti yne i drejtperdrejte eshte ndonje organizate hulumtuese nga Shqiperia, te cilen Zogby ose Top Channel e ka zgjedhur qe ta kryeje punen ne terren. Cila eshte kjo organizate Zogby dhe Top Channel nuk e kane zbardhur. Nderkaq, per organizaten tone, pra "Gani Bobin", dihet se me partnerin lokal ne Shqiperi, Qeverine studentore te Shqiperise, qe na ka siguruar nga viti 2005 anketuesit dhe logjistiken, kemi pasur nje seri sondazhesh te suksesshme, nder to edhe exit-polling te korrikut te vitit 2005, kur ne momentin e mbylljes te vendvotimeve, parashikuam fitoren e PD-se ne Tirane dhe Durres, kurse prognoza e fitores ne tere vendin mbeti ne zarfin e mbyllur, sepse pushteti i atehershem dhe kryetari i shtetit Alfred Moisiu, kishin bere presione dhe rekomanduar qe ky rezultat te mos shpallet.

Konkluzioni i ketij argumenti eshte se nuk i frikesohemi aspak Zogbyt, sepse kjo firme garon vetem ne cilesine e trajnerit, por nuk eshte vete vrapuesi. Anketuesit e Zogbyt nuk jane nga SHBA-te, por jane goca dhe cuna nga Shqiperia, si edhe keta te tanet me te cilet kemi punuar tash kater vjet me sukses.

Edhe nje arsye tjeter me ben qe te ndihem cool per rezultatin e gares aktuale te sondazheve ne Shqiperi. Ne kesi lloj sondazhesh nuk mund te manipulosh me rezultatet e tyre, dhe qe kjo pastaj te mos hakmerret, dhe tregohet si manipulim dhe genjeshter. Sondazhi yne mund te mos jete i sakte ne ndonje perqindje ose promil, por jo edhe te coje huq krejt tendencen aktuale.

Kuptohet, deri ne diten e mbajtjes se zgjedhjeve kane mbetur edhe tre muaj, dhe ky eshte afat i mjaftueshem qe te ndodhin ndryshimet, qe te perfitohet ndonje suportues i ri, te kete ndonje zhgenjim tek votuesit e luhatshem, te ndodhe ndonje skandal komprometues, ose ndonje gafe elektorale qe nje parti o lider i ben me simpatike, e tjetren parti ose lider i ben me antipatike.

Saktesia e matjes se opinionit ende mbetet mister, sidomos kur me mostrat/kampionet prej 1000 anketave parashikohet se si do te jete vota e miliona votuesve. Megjithate, pervoja e gjate tregon se shume shpesh keto matje jane te sakta dhe sigurojne te dhena paraprake shume relevante per aktoret, partite qe garojne, mediat, si dhe per opinionin.

Ne boten demokratike, sondazhet gezojne respekt dhe sherbejne si nje ndihmese per transparencen dhe mbarevajtjen e zgjedhjeve. Edhe nese parashikimet dalin jo te sakta, kjo nuk konsiderohet si manipulim, por si pasoje e crregullimi ne procesin e komplikuar te matjes. Sondazhet jane instrument teper i ndjeshem, ku pos gabimeve aksidentale dhe procedurale ne ndertimin e kampionit/mostres, mund te kete edhe deshtime tjera aksidentale ose te qellimshme te anketuesve, ose gjate futjes dhe perpunimit te te dhenave.

Ne boten shqiptare, ku rregullat e respektimit te gares elektorale ende nuk jane standardizuar, politikanet, mediat e edhe elektorati, vazhdojne te shohin sondazhet si nje mjet kryekeput manipulues, ose qe nuk mund t'u besohet plotesisht. Ne fushatat parazgjedhore ato shihen si mjet i propagandes, ose edhe te mobilizimit te elektoratit.

Ne Shqiperi, megjithate, tashme eshte bere praktike qe partite te bejne sondazhe te rregullta, duke mbledhur njohuri paraprake per profilin e elektoratin, imazhin dhe popullaritetin e partise dhe te lidereve, problemet kryesore te vendit, orientimet programore te partise etj. Por, ja qe ne fazen finale, ato ende investojne edhe ne luften e sondazheve, duke besuar se me kete mund te ndikojne qe te perhapet pasiguria dhe paniku te kundershtaret, dhe te mobilizohet dhe moralisht te ngritet perkrahja per krahun qe suportohet me sondazhe te porositura ose te manipuluara.

Ka te tille qe shprehen me dyshim per sondazhet ne pergjithesi. "C'na duhen edhe nese jane te sakta?"

Sondazhet, megjithate, me pare jane mjet i transparences dhe demistifikimit, sesa i manipulimit. Nje shembull i thjeshte ilustron kete: politikanet shpesh kane prirje qe te flasin ne "emer te popullit", duke pohuar gjerat qe nuk mund te verifikohen pa matjen e opinionit. Ne momentin qe sondazhet behen instrument i besueshem, pushtetaret do te kane droje te thirren ne emer te popullit, sepse anketat mund t'i demantojne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›