E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti, Berisha: Do të zbatohet vendimi i Gjykatës

Edhe pse ky vendim nuk është zbardhur ende, Kryeministri siguroi se "mendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të diskutohet". "Të pëlqen ose jo, ky vendim do të pranohet", tha Kryeministri.  Ai deklaroi se "do të autorizohet menjëherë grupi për të nisur punën, pasi Shqipëria dhe Greqia do të kenë marrëveshjen e tyre për kufijtë detarë".  Duke shprehur bindjen se në këtë marrëveshje, ligji i detit është zbatuar me korrektesën më të madhe, Kryeministri u shpreh se "do provohet për së dyti, vërtetësia e kësaj që Gjykata ka vendosur".      "Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të diskutohet, por ai do zbatohet. Marrëveshja me Greqinë do të ecë përpara. Kufirin shtetëror me vendin fqinj, vendin mik, një vend anëtar i NATO-s ne do ta përcaktojmë pasi kjo është shumë e rëndësishme", tha Kryeministri.  Kryeministri Berisha u shpreh se "kjo do të vazhdojë edhe me vende të tjera dhe nëse kemi probleme, ne do ti zgjidhim ato në përputhje me konventat ndërkombëtare, pasi ekzistojnë ligjet më të mira".                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›