Pakti Berisha-Meta, emrat e ministrave

Berisha dhe Meta kane arritur perfundimisht paktin qeverises, dhe tashme do t'i kene zyrat e punes ne te njejtin kat te selise kryeministrore. Marreveshja e bere publike pasditen e djeshme mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim konkludoi qe kryetari i LSI-se, Ilir Meta te marre postin e Zv.kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem, duke u rikthyer pas gjashte vitesh ne kete poltron, te cilin e mbante me te njejta benefice nen qeverisjen e kryeministrit socialist Fatos Nano. Sipas marreveshjes LSI do te marre drejtimin e ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ministri te cilen do ta drejtoje deputeti i kesaj partie, Dritan Prifti. Nderkohe qe dikasteri i trete qe do marre LSI per te drejtuar do te jete Ministria e Shendetesise, qe do te jete nen drejtimin e sekretarit te pergjithshem, Petrit Vasili. Per sa i perket Kuvendit, LSI-ja e Ilir Metes, do te kete mundesin te marre postin e zv.kryetarit te Parlamentit. Per sa i perket administrates qendrore dhe lokale, sipas marreveshjes LSI do te kete te drejte te mbaj 20% te vendeve, ku perfshihen dhe dy prefekte, ne Berat dhe ne Fier. Njeheresh mesohen dhe emrat e pare te kabinetit nga radhet e PD dhe aleateve tjere. Keshtu, jashte kabinetit mbeten Ruli, Bode, Oketa dhe Beja. Florian Mima do jete te Financat, Basha te Mbrojtja, Patozi te e Brendshmja dhe Pollo rikthehet te arsimi. Nderkohe qe republikani Mediu, merr ministrine e Mjedisit. Nderkohe qe per ministrite e tjera ende informacionet jane te rezervuara. Kryeministri Berisha deklaroi pas firmosjes se marreveshjes ne Kryesine e Kuvendit se kjo qeveri e quajtur "Qeveria e Integrimit Evropian", do t'ju siguronte qytetareve shqiptareve levizje te lire me vendet e BE-se. "Angazhimi yne, ne sfondin politik eshte nje koalicion i suksesshem ne qeverisjen e vendit, eficent, eshte nje koalicion, i cili do tu jape shqiptareve brenda vitit te pare, te mandatit te tij, ne perputhje me premtimet, vendimin per heqjen e vizave dhe levizjen e tyre te lire", theksoi Berisha. Sipas tij, koalicioni do te mundesoj nje sere reformash, mes te cilave edhe ate zgjedhore, ne menyre qe t'i jepej fund diskriminimit dhe persekutimit te faktoreve politik ne vend. Nga ana e tij, kryetari i LSI-se, Ilir Meta deklaroi se kjo marreveshje do t'ju shperbeje te gjithe shqiptareve dhe nuk do te jete diskriminuese per askend. "Eshte nje marreveshje qe jo vetem garanton stabilitet qeverises por edhe reforma te cilat do ta shpejtojne integrimin", deklaroi Meta. Sipas tij, kjo marreveshje nuk do te cenoje statusin e nepunesit civil. Sipas marreveshjes, perfaqesimi ne pushtetin ekzekutiv dhe ne nivel qendror dhe vendor do te realizohet brenda 30 tetorit te ketij viti. Po keshtu kjo marreveshje do te kete efekte per mandatin kater vjecar te kesaj legjislature parlamentare dhe hedh bazat per bashkepunim edhe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Shoqeruesit
Dy kryetaret e partive, Berisha dhe Meta ishin te shoqeruar nga drejtues te tjere te partive te tyre. Gjate nenshkrimit te marreveshjes Berisha ishte i shoqeruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Ritvan Bode dhe Meta nga kryetari i Keshillit Drejtues se LSI-se, Edmond Haxhinasto.
Marreveshja PD-LSI, bashke ne zgjedhjet lokale te 2011
Marreveshja e lidhur dje mes PD-se dhe LSI-se, garanton edhe bashkepunimin e ketyre forcave politike ne zgjedhjet vendore te cilat do te mbahen ne vitin 2011. "Koalicioni i Qeverise per Integrimin Evropian, si nje aleance afatgjate, do te hyje bashke ne zgjedhjet e pushtetit vendor te vitit 2011. Per zgjedhjet e pushtetit vendor ne vitin 2011, do te realizohet nje marreveshje e vecante", theksohet ne marreveshje. Kete pike te saj e forcoi edhe me shume kryeministri Berisha gjate fjales se tij. "Domethenia e koalicionit eshte tek suksesi ne zgjedhjet e ardhshme. Ne angazhohemi qe ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2011 te dalim dhe te fitojme se bashku, sikunder hedhim bazat per nje koalicion afatgjate te 2013-s dhe ne vazhdim", deklaroi Berisha. Te njejten gje e pohoi edhe kryetari i LSI-se, Ilir Meta i cili shprehu kenaqesine e tij per kete bashkepunim afatgjate midis ketyre dy forcave politike. Po keshtu, marreveshja parashikon qe edhe zgjedhja e presidentit te ardhshem te behet si pasoje e konsensusit mes LSI-se dhe PS-se.