Zgjedhjet, edhe Ren kundër Ramës

Komisioni Europian mund te propozoje ne mesin e vitit 2010 heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnie Hercegovinen. Keshtu ka deklaruar komisioneri per zgjerim ne bllokun 27-anetaresh ne mbledhjen e drejtuesve te komisionit te puneve te jashtme te Parlamentit Evropian ne Bruksel. Komisioneri, Oli Rehn, njeheresh ka vleresuar zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit si me te mirat e zhvilluara ne Shqiperi. Nepermjet nje deklarate per shtyp, pas takimit ne Parlamentin Evropian me anetaret e Komisionit per Marredheniet me Jashte, mbi zhvillimet e fundit ne vendet e Ballkanit perendimor, Rehn njoftoi gjithashtu se eshte ne pritje te raportit te OSBE-se, per te dhene vleresimin perfundimtar ne lidhje me zgjedhjet ne Shqiperi. "Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit jane me te mira ne krahasim me ato te meparshme, megjithate u konstatuan mangesi", vleresoi komisioneri per Zgjerimin ne Parlamentin Evropian. Ai njoftoi anetaret e AFET-it se Komisioni Evropian eshte ne pritje te raportit. Dhe ne baze te tij, dhe Komisioni Evropian eshte i gatshem te pergatise opinionin mbi kerkesen e Shqiperise per aderim ne Bashkimin Evropian, nese Keshilli i BE-se do t'i jape mandat per kete. Pasi vleresoi bashkepunimin me Parlamentin Evropian ne zgjerimin e BE-se si nje histori suksesi, komisioneri Rehn vuri theksin mbi liberalizimin e vizave, si nje proces te pakthyeshem qe do te coje ne evropianizimin e shoqerise civile ne rajon dhe nga i cili do te perfitojne te gjithe qytetaret e Ballkanit Perendimor, me kusht qe qeverite e tyre perkatese te kene permbushur kriteret e nevojshme. "Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina do t'i ndjekin vendet fqinje shpejt ne kete proces", nenvizoi komisionari per Zgjerimin. Pasi njoftoi per propozimin e Komisionit Evropian te dates 15 korrik 2009, drejtuar Keshillit te BE-se, per heqjen e regjimit te vizave me Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, Komisioneri Rehn theksoi se, nese Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina do te vazhdojne reformat me ritmin e tanishem, atehere Komisioni Evropian do te jete ne gjendje te beje propozimin per heqjen e vizave edhe per keto dy vende deri ne mesin e vitit 2010. Sidoqofte, vijoi ai, cdo gje varet nga shpejtesia e reformave te Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines. "Eshte qellimi yne qe Shqiperia dhe Bosnja te ndjekin rrugen e fqinjeve te tyre porsa i perket liberalizimit te vizave. Nese ata vazhdojne reformat dhe plotesojne kushtet, komisioni mund te bej nje propozim ne mes te 2010-es. Shpejtesia e ketyre vendeve drejt liberalizimit te vizave eshte ne duart e lidereve te ketyre vendeve", sqaroi komisioneri per Zgjerim ne Parlamentin Evropian, Oli Rehn. Sipas tij, ne momentin qe propozimi i tyre do te hyje ne fuqi, pasaportat e reja biometrike do te jene te mjaftueshme per te udhetuar drejt vendeve "shengen". Kushtet qe mbeten per t'u plotesuar per Shqiperine jane, standardet e larta te sigurise se dokumenteve dhe shperndarja e pasaportave biometrike, forcimi i strukturave ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe forcimi i kontrollit dhe menaxhimit te kufijve. Nga ana tjeter, qeveria shqiptare, me ne krye zotin Sali Berisha, eshte zotuar per vijimin e reformave dhe permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave brenda vitit 2010.
Kushtet qe mbeten per tu plotesuar per Shqiperine jane:
Standarde te larta te sigurise se dokumenteve dhe shperndarja e pasaportave biometrike.
Forcimi i strukturave ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Forcimi i kontrollit dhe menaxhimit te kufijve.
BE: Nuk heqim dore nga integrimi i Ballkanit
Zyrtare dhe diplomate ne Bruksel, kane theksuar prej kohesh se te 27 vendet anetare te BE-se, konsiderojne se perspektiva evropiane e Ballkanit Perendimor perseri duhet te theksohet, ndoshta me nje deklarate politike te vecante ose me konkluzionet e Keshillit te Ministrave te Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt, i cili ka kryesuar takimin e shefave te diplomacive se Bashkimit Evropian, te zhvilluar pak kohe me pare, pas perfundimit te tij, ka shfaqur shpresen se "gjate muajve te ardhshem, por edhe pas presidences suedeze, Bashkimi Evropian do te jete ne gjendje te fuse force te re ne procesin e integrimit te Ballkanit Perendimor". Para ketij takimi, ministri i Jashtem suedez ka terhequr verejtjen se "Bashkimi Evropian po i ekspozohet rrezikut qe ta humbase kredibilitetin dhe te nxise destabilitet politik ne Ballkan, po qe se vendet e atij rajoni nuk terhiqen me afer anetaresimit ne Bashkimin Evropian".