Pakti i Paktit të Stabilitetit të BE-së dhe kriza, një marrëdhënie së cilës nuk i dihet perspektiva
A ju kujtohet Hans Ajheli? Për paraardhësin e Peer Shtajnbrykut, takimet në Bruksel ishin gjithçka tjetër, por jo të këndshme. Ish-ministri gjerman i Financave Hans Ajhel ndërmerrte pa pushim beteja për t'u mbrojtur ndaj Komisionit Evropian, i cili i ishte turrur Gjermanisë me një proces penalizimi për shkak të deficitit dhe për shkak të borxheve të larta të shtetit. Po tani? Të gjitha këngë të së kaluarës? Programe miliardëshe konjukturore, borxh shtetëror që del jashtë kufijve - edhe në Gjermani. Për këtë vit, Brukseli pret në Gjermani një deficit buxhetor prej 3,9%, për vitin e ardhshëm madje një deficit prej 5,9% - kjo në një kohë kur kuota e lejuar është vetëm 3%. Kështu është përcaktuar në Paktin e Stabilitetit për euro-n, në marrëveshjen, e cila ia nxiu jetën për vite me radhë Hans Ajhelit. Por ai që beson se kufijtë e marrjes së borxheve për vendet e zonës së euros i përkasin historisë, gabohet. Komisari i BE-së për sistemin monetar, Zhoakuin Almunja , ruajtësi i Paktit të Stabilitetit: "Eshtë shumë vendimtare, që masat konjukturore të lëvizin në kuadër të Paktit të Stabilitetit të Euros. Dhe që vendet e BE të kenë për këtë strategji të qarta, që marrja e borxheve të marrë fund, sapo të rritet ekonomia". Almunja nuk është i gatshëm të pranojë shkelje të kufijve të sipërm të debitit, të paktën jo në mënyrë të vazhdueshme. Kundër vendeve të eurozonës si Francës, Spanjës dhe Greqisë kanë nisur procedura penalizimi për deficitet, kjo do të thotë që Brukseli po u dërgon qeverive në Paris, Madrid dhe Athinë direktiva konkrete për kursime. Shumë vende të tjera të BE-së kërcënohen nga e njëjta gjë: Brukseli llogarit që këtë vit, të hyjnë në borxh më shumë se sa e lejon Pakti i Stabilitetit të Euros jo më pak se 20 vende. Edhe Gjermania është në fokusin e Brukselit, por një procedurë penalizimi për deficitin e kërcënon Gjermaninë vetëm vitin e ardhshëm. Ministri gjerman i Financave, Peer Shtajnbryk: "Ekziston një konsensus i gjerë për ta mbështetur Komisionin që të nisë procedura të tjera penalizimi për deficitin, dhe kjo ka mundësi që të prekë vitin e ardhshëm edhe Gjermaninë". Megjithatë Shtajnbrykun nuk e kërcënojnë në Bruksel sfida të mundimshme, si paraardhësin e tij, Hans Ajhel. Sepse Pakti i Stabilitetit të Euros u reformua para dy vjetësh. Ai u organizua në formë më fleksible: në kohë të vështira ekonomike, shtetit për ta nxitur koniukturën i lejohet, si tani, të hyjë më shumë në borxh nga sa lejohet.
Dojçe Vele