E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers mesazh: Respektoni afatet e vizave

Në kuadër të javës amerikane, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, John Witherës dha mesazhin se dhënia e vizive për shqiptarët varet nga vetë ata. Withers vizitoi institutin arsimor “Wilson”. 

TIRANE-  Ambasador Amerikan John Withers ka vizituar institutin arsimor “Willson”, në kuadër të javës amerikane. Ai është takuar me fëmijët dhe nxënësit që studiojnë në këtë shkollë, ka parë nga afër ambientet dhe më pas ka dhënë edhe mesazhe optimizmi për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mendoj se e ardhmja e Shqipërisë është e sukseshme. Pozicioni gjeografik është i favorshëm pasi ndodht afër detit. Instratruktura do të përmirësohet. Por duhet të jemi realistë”- ka thënë ambasadori Withers.

Ambasadori amerikan, Withers i është përgjigjur interesit të nxënësve për cështje të ndryshme. Një prej tyre ka qenë e lidhur me vizat, për të rinjtë që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori Withers ka shpjeguar se ky vendim që i takon Kongresit është i lidhur me sjelljen e emigrantëve pas skandimit të vizave. Në rast se ata kthehen në Shqipëri, kjo ndihmon që procedura për vizat të lehtësohen, në të kundërt, gjithcka bëhet më e vështirë.
(NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›