Pakti me Serbine PS-se i rrjedhin votat
Pakti me Serbine ka nxjerre ne skene mosbindjen e deputeteve te PS-se per te votuar pro tij. Edhe pse qendrimi i grupit te PS-se ishte vota pro nje pjese e mire e tyre kane qene kunder dhe abstenuan. Pro votuan 111 deputete 1 kunder dhe 16 abstenim. Kunder ketij pakti ka qene deputeti i PS-se Pandeli Majko i cili sipas tij eshte nje levizje e lire e kufizuar. Une jam i bindur miqte e mi se ne nje te ardhme te aferme do te kemi nje marredhenie me te mire me Serbine. Por kjo duhet te behet publik dhe jo ne kanalet e ujerave te zeza as duke iu garantuar levizje te lire njerezve te mafies. Falna zot nuk besoj se integrimi i Shqiperise kalon nga Beogradi. Ndersa Tritan Shehu tha se nuk i shkon Majkos nje politikani me eksperience te krahasoje Parlamentin me kanalet e ujerave te zeza.