Rikonfirmohet kreu i zgjedhur i Qarkut te Gjirokastres
Keshilli i Qarkut te Gjirokastres ka votuar dje me shumice votash ne mungese te keshilltareve te djathte per rikonfirmimin e keshillit te ri te qarkut dhe kreut te tij Sulo Mucobega perfaqesues i koalicionit te majte. Pas bllokimit me shume se njemujor te veprimtarise per shkak te refuzimit prej prefektures per miratimin e tij gjate kesaj mbledhjeje 23 nga 44 anetare kane qene prezente ne mbledhjen e rikonfirmimit mbledhje e cila eshte thirrur per te rregulluar veprimtarine e bllokuar te kesaj strukture te qeverisjes vendore. Me date 20 shtator ne mbledhjen e konstituimit kane qene prezente te gjithe keshilltaret e majte dhe te djathte dhe z. Mucobega ishte votuar si kryetar i ri i keshillit te qarkut me 23 vota kundrejt 21 por prefektura nuk e ka miratuar kete mbledhje nen pretendimin e shkeljeve ligjore ne procedura. Te pranishem ne mbledhjen e cilesuar si mbledhje e konfirmimit kane qene edhe deputetet socialiste te qarkut Ethem Ruka dhe Arta Dade. Kjo e fundit e ka akuzuar prefekten e qarkut si vegel ne duart e politikes se djathte ndersa ka bere thirrje per njohjen e institucioneve te zgjedhura me vote. Deputetja Arta Dade ne prononcimin e saj tha se prefektja e Gjirokastres Mimoza omo duhet te ndjeke ligjshmerine qe te mos perballet me drejtesine. Arsyeja mbi te cilen prefektura mbeshtet pezullimin e funksionimit te kryetarit te keshillit te qarkut eshte se Sulo Mucobegaj gjate kohes qe konkurronte per kreun e Qarkut te Gjirokastres vijonte te ishte edhe nepunes i saj. Ky eshte njeri nga konfliktet e interesit qe sipas prefektures e rrezon zgjedhjen e tij duke e kanalizuar ate ne te paligjshme. Nje mbledhje e meparshme e thirrur 10 dite me pare ka deshtuar per faktin e mosplotesimit te kuorumit te numrit te keshilltareve qe ne kete rast duhet te ishte 50 - 1. Mbledhja eshte zhvilluar dje pa pranine e keshilltareve te djathte por gjithsesi me plotesimin e numrit te keshilltareve te majte 50 - 1 qe ne kete rast do te thote 23 keshilltare. Rivotimi i 4 vendimeve te marra nga mbledhja e pare e konstituimit te qarkut eshte pershendetur me duartrokitje nga ana e keshilltareve te majte. Kreu i rikonfirmuar i keshillit te qarkut Sulo Mucobegaj ka pohuar pas kesaj nderprerje te pamotivuar pune se keshilli i qarkut mund te funksionoje realisht e normalisht.