E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti mirepritet ne Bruksel



Arkiv Brukseli ka përshëndetur paktin mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë. Zëdhënësi i komisionerit Shefan Fyle, Peter Stano, tha për Top Channel tha se "ky është një zhvillim inkurajues të cilin ne e mirepresim".

Lidhur me respektimin e kritereve të integrimit, Stano tha se "po monitorojmë cdo zhvillim, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë dhe posacërisht procesin gjyqsor ndaj Ilir Metës".  

Top Channel: Dy partitë kryesore politike shqiptare arritën një marrëveshje. Komisioni ishte tepër i përfshirë për të ndihmuar të dy palët në arritjen e kësaj marrëveshje. A është Komisioni i kënaqur me të dhe cilat janë hapat e radhës që prisni tashmë nga Shqipëria?
 
Peter Stano: Sigurisht Ne mezi presim miratimin e këtyre propozimeve dhe konsiderojmë se këto zhvillime i hapin rrugën një momenti të ri në rrugen e Shqipërisë drejt përmbushjes së qëllimit kombëtar për reformat e integrimit në BE

Peter Stano
Zëdhënësi i komisionerit Shefan Fyle ne mirëpresim shumë këto propozime për ngritjen e Komitetit Kombëtar dhe grupit të punës për reformën zgjedhore. Ne mendojmë se këto përbëjnë zhvillime pozitive. Ne mezi presim miratimin e këtyre propozimeve dhe konsiderojmë se këto zhvillime i hapin rrugën një momenti të ri në rrugen e Shqipërisë drejt përmbushjes së qëllimit kombëtar për reformat e integrimit në BE. Ne e mirëpresim një gjë të tillë.
 
Top Channel: Ne fakt ne rrugen drejt BE-se qendrojne 12 prioritetet kyce, nje prej te cileve eshte mirefunksionimi i sistemit te drejtesise. Nderkohe qe po vazhdon gjykimi i nje rasti te korrupsionit ne nivel te larte, desha te di a po e ndjek Komisioni kete rast, sic veproi ne rastin "Sanader" dhe cfare prisni nga sistemi shqiptar i drejtesise?
 
Peter Stano: Besoj se po i referoheni rastit te video-pergjimit te ish-zevendeskryeministrit Meta. Kam frike se nuk do t'ju them me shume nga cfare ju deklarova ne intervisten tone dypaleshe. Komisioni Europian e konsideron gjyqsorin, vecanerisht ne rastet e vendeve ne proces anëtaresimi, vendeve partnere, apo vendeve kandidate, si nje fushe teper te rendesishme. Sic e permendet, kjo perben nje prej prioriteteve kyce. Ne mezi presim zbatimin e plote te masave, qe kane te bejne me 12 prioritetet kyce ne rastin e Shqiperise. Une mund te citoj serish raportin e progresit per Shqiperine, ne te cilin ne kemi vene re pak progres ne deshmine e gjurmeve te provave per hetim aktiv, ndjekje dhe denim te rasteve te korrupsionit. Rasti qe ju permendet eshte i vetmi rast i profilit te larte te korrupsionit ne Shqiperi. Kjo do te thote se ne po e ndjekim kete rast nga shume prane dhe ne presim qe sistemi shqiptar i drejtesise, te punoje ne nje menyre krejtesisht te pavarur e te paanshme, e nese eshte e nevojshme duke kerkuar konsultimin e nivelit me te larte te mundshem te ekspertizes teknike, si edhe te shfrytezoje kuadrin nderkombetar te bashkepunimit gjyqesor ne hetimin e rasteve te tilla, nese nje ndihme apo asistence e tille nevojitet.
 
Top Channel: Ne fakt nje ndihme e tille u kerkua nga Prokuroria shqiptare, por u refuzua nga gjykata. A jeni ne dijeni per kete?
 
Peter Stano: Sigurisht qe ne po e ndjekim kete rast dhe po i kushtojme vemendjen e duhur, por une nuk do te komentoj mbi hapat individualë, ne nje proces ne vazhdim.

Përgatiti: Arta Tozaj

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama: Konsensusi vetëm për tre pika të paktit tonë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron pozitive arritjen e konsensusit për tre nga 10 pikat e paktit të propozuar më herët nga PS. Çfarë sistemi zgjedhor i duhet Shqipërisë?
Endri Xhafo - Ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve miratoi ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, Kryeministri Berisha dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës e kanë bërë të qartë se vullneti i demokratëve është për një reformë zgjedhore, bazuar në rekomandimet e ODIHR-it. Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Presidenti i Republikës Bamir Topi përshëndeti rivendosjen e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis mazhorancës dhe opozitës. Korcë, Pedhiosis, konsulli i ri grek
Konsulli i ri në konsullatën greke të Korçës do të jetë ish-punonjësi i Ministrisë së Jashtme helene, Jani Pedhiosis. “Drejtësia e fortë, kusht për në BE”
Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Makëlluem, deklaroi gjatë një takimi në Shkollën e Magjistraturës, se drejtësia e fortë dhe e pavarur është një kusht për të ecur përpara drejt BE.

Lajmet kryesore

Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
"Detyrim dhe sfidë madhore për politikën"
Rama: Konsensusi vetëm për tre pika të paktit tonë
Nju Jork, policia largon aktivistët
Dialog mes kulturave e feve, Kardinali para studenteve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›