Presidencialet tjeter gafe e kandidateve

Gafat e kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë duket se po bëhen të zakonshme. Pas Rick Perry, edhe Herman Cain ka bërë një gafë në një intervistë televizive.
I pyetur nga gazetari për një gjykim mbi aksionin e presidentit Obama në Libi, Cain është përgjigjur: “Presidenti Obama i mbështeti protestat, apo jo?”.
Më pas, pas disa sekondave siklet dhe heshtje, ai ka shtuar: “Ai kërkoi që Gaddafi të largohej? Doja vetëm të sigurohesha që po flisnim për të njëjtën gjë...”.
Videoja e gafave është transmetuar tashmë në internet, po bën xhiron e botës dhe ka një numër të jashtëzakonshëm klikimesh. Presidenti Obama i mbështeti protestat, apo jo? Ai kërkoi që Gaddafi të largohej? Doja vetëm të sigurohesha që po flisnim për të njëjtën gjë...
Herman Cain
Kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë
Ndërsa Perry, në debatin e 9 nëntorit, nuk arriti të tregonte emrat e tre departamenteve federale që do të eleminonte nëse do të bëhej president.
Por përvec gafave, Cain ndodhet në një telash tjetër, pas akuzave për ngacmime seksuale të bëra nga një grua.
Ish-i dashuri i kësaj të fundit, që e akuzon kandidatin se e ka prekur në vende intime, ka mbështetur historinë e saj.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Victor Zuckerman ka deklaruar se Sharon Bialek i kishte thënë se, zoti Cain kishte bërë një veprim të padëshirueshëm.
Nga ana tjetër, avokati i kandidatit republikan ka hedhur poshtë deklaratën duke u shprehur se në të nuk kishte asgjë të re.
Edhe Gloria Cain, bashkëshortja e kandidatit, është shfaqur në një intervistë televizive ku ka mbrojtur bashkëshortin e saj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama: Konsensusi vetëm për tre pika të paktit tonë
"Të nisim punën për reformat"
Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Itali, Monti takim me krerët e partive
Nju Jork, policia largon aktivistët
Bisedimet, raundi i ri të premten?