E Shtunë, 31 Tetor 2026

Populistet e djathte ne Greqi pranohen gjithnje e me shume nga shoqeria

Karaxhaferis e drejton partine LAOS Levizja popullore ortodokse i vetem. Opinionet per te ne Greqi jane te ndryshme qe nga ato qe e cilesojne njeri shume gjaknxehte e deri tek ato qe thone se eshte oportunist i madh. Edhe vete kundershtaret politike te tij pranojne se Karaxhaferis eshte njeri me nuhatje te madhe qe e kupton menjehere ku ndodhen shancet per te perfituar dhe qe i tregon kujtdo ate qe do te degjoje.

Keshtu per shembull kur e tregon veten si njeri te thjeshte dhe tallet me te rinjte nga Bostoni me kryeministrin e sapolarguar Giorgos Papandreou dhe kundershtarin e tij konservator Antonis Samaras te cilet kane studiuar ne SHBA. Ata nuk kane idene nga jeta e vertete shton Karatzaferis ndryshe nga ai vete qe ka lene shkollen por qe dinte te cante ne jete duke punuar si gazetar formulues tektesh reklamash bodybuilder sipermarres i vogel pronar i nje agjencie modelesh dhe pra si politikan.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Postera elektorale te partise LAOS ne Greqi.

Karakteristika kryesore la Karaxhaferis

Baza e tij politike ka qene per shume vjet partia qytetare konservatore Nea Dimokratia. Kur kjo parti iu afrua me shume qendres ne vitet nentedhjete nen kryesimin e kryeministrit Kostas Karamanlis Karaxhaferis krijoi ne vitin 2000 partine e tij Levizja popullore ortodokse duke rene ne sy me shprehjet populiste te djathta dhe antisemitiste te pashembullta ne berjen e politikes ne Athine.

Ne vitin 2002 ai e pershkruante ne kete menyre karakteristiken e tij kryesore te ndryshme nga Karamanlis dhe kryeministri i atehershem socialist Kostas Simitis E para une nuk jam cifut. Do te doja qe edhe Simitis te mund te thoshte te njejten gje. E dyta une nuk jam komunist. Do te doja qe edhe Karamanlis te mund ta pretendonte kete. Edhe e treta une nuk jam homoseksuel kete mund ta thone pak vete per veten e tyre.

Karaxhaferis ka folur gjithnje per mitin e nje konspiracioni boteror sionist per ndalimin e emigracionit ne Greqi dhe ka paralajmeruar per rrezikun turk ne lindje te vendit. Komentatoret liberale te majte e vene ne loje si udheheqesi Karaxha duke aluduar me Adolf Hitlerin per shkak se mbaresa e mbiemrit tingellon ngjashem feris ne greqisht me fhrer- udheheqes ne gjermanisht. Por kryetari i LAOS-it i kushton rendesi percaktimit qe thote se ai nuk eshte radikal i djathte dhe kushdo qe do te pretendoje nje gje te tille do te cohet direkt ne gjykate.

Kolege me te njejtat ide

Ide te djathta kane edhe koleget e tij te partise si pershembull Mavroudis Voridis nje ish simpatizant i Jean Mari Le Pen-it dhe bashkethemelues i organizates nacionaliste Fronti grek. Ose edhe avokati Adonis Georgiadis i cili ka bere emer si predikues televizioni dhe si botues i teksteve patriotike.

Por Karaxhaferis nuk do te kishte qene Karaxhaferis nese do te kenaqej me kaq. Pasi fitoi vota te mjaftueshme nga kampi i djathte ai iu kthye forcave te qendres dhe e beri kete ne nje moment kur opozita qytetaro- koservatore e kryesuar nga Antonis Samaras po zhvendoset gjithnje e me shume nga e djathta.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Oportunist apo zeri i arsyes - opinionet per Karaxhaferis jane te ndaraKatarsis me zerin e arsyes

Ne teatrin politik te javes se kaluar per referendumin zgjedhjet e reja dhe obsionin e nje koalicioni te madh ne Greqi Karaxhaferis u hoq si burre fisnik shteti. Dhe kur gjelat grindavece Samaras dhe Papandreu manovronin me lojrat e tyre politike duke shkuar drejt qorrsokakut shefi i LAOS-it deklarohej gjithnje per qeveri te bashkimit kombetar duke apeluar tek presidenti i shtetit Karolos Papoulias per te marre inisiativen dhe vendosur te dy partite popullore ne vendin e vet. Gazetari me emer i Athines Alexis Papachelas nuk i besonte vesheve Ne kemi rene sot kaq poshte saqe nje si Karaxhaferis na misheron tani zerin e arsyes tha Papachelas per stacionin televiziv Sky.

Tani Karaxhaferis eshte duke marre frutet e taktikes se tij. Kater politikane te LAOS-it marrin pjese ne qeverine kalimtare Mavroudis Voridis drejton ministrine per Infrastrukture dhe Transport dy shoke te tjere partie behen zevendesministra dhe ish diplomati dhe deputeti evropian Giorgos Georgiou behet zevendesminister i Mbrojtjes.

Edhe ne Greqi populistet e djathte jane duke u pranuar me shume. Nese partite e medha vazhdojne te grinden atehere Karaxhaferis mund te shpresoje madhe edhe me teper.

Autor Jannis Papadimitriou/ Aida Cama

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›