E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti për Shqipërinë si gjithë Europa

Nga Edi Rama

edirama.al

Një krizë mund të jetë mundësia për të marrë më tutje teposhtë në të tatëpjetën ku ke rënë apo për tu ngritur më lart se ku ishe përpara rënies, në një gjuhë të vjetër fjala krizë i ka të dyja këto kuptime. Edhe më bukur akoma e tha një ditë Rahm Emanuel, këshilltari i afërt i Presidentit Obama, smund ti lejojmë vetes humbjen e shanseve të papërsëritshme të kësaj krize të madhe. Me këtë filozofi, për ti shërbyer interesit kombëtar dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike duke shmangur edhe një dështim të ri, të përsëritur e dramatik, refuzimin nga Brukseli të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit, kemi ofruar një Pakt për Shqipërinë si gjithë Europa.  10 pika të propozuara prej nesh që të pranuara nga pala tjetër janë një trokitje e fortë në dyert e Europës në 12 tetor dhe krijojnë premisat e një kapitulli të ri në jetën e parlamentit shqiptar po jo vetëm.

Integrimi europian është në radhë të parë frymë europiane në procesin politik. Pakti për Shqipërinë si gjithë Europa e mishëron këtë frymë përmes një sërë hapash që ribalancojnë në disa aspekte bashkëjetesën politike e qytetare shqiptare. Se di çfarë do të bëjë qeveria me këto dhjetë pika, di vetëm që Saliut nuk i intereson integrimi europian. Statusi i kandidatit rrit eksponencialisht volumin e detyrimeve të vendit në të gjitha drejtimet dhe imtësinë e vëzhgimit të Bashkimit Europian mbi standardet e garantuara në çdo aspekt. Kjo e dyta do ti bënte të pamundura shumë nga paudhësitë e përditshme të qeverisë, ndërsa detyrimet do të ishin thjesht të papërballueshme me cilësinë mizerabël të kësaj qeverisjeje. Kalbëzimi i sotëm i shtetit nuk është pasojë, po projekt qeverisës i kapjes së shtetit për interesat e pushtetit, me rezultat të menduar e të jetësuar rrënimin e institucioneve kushtetuese, shkatërrimin e administratës publike, mungesën e drejtësisë e transparencës dhe manipulimin e shifrave të ekonomisë, përfshirë edhe vendosjen në sallën e Kuvendit të një sundimi banal mbi opozitën.

Tek rivendosja e konsensusit për procedurat parlamentare duhet të nisë kthesa drejt europianizimit të sabotuar qëllimisht për të garantuar errësirën e vendimmarrjes dhe intensifikimin e shpëlarjes së trurit të shoqërisë. BE-ja e ka identifikuar më së mirë këtë rrëshqitje antidemokratike dhe ka drejtuar gishtin e fajësimit të të dyja palëve në refuzimin e vjetshëm. Por pa vënë shenjën e barazimit, opozitës i ka kërkuar pjesëmarrje të plotë aktive në parlament, qeverisë drejtim e qasje balancuese, depolitizim të administratës së Kuvendit, financim transparent sipas standardeve europiane të jetës parlamentare. Opozita e ka përmbushur kërkesën dhe ka propozuar platformën që zgjidh këtë problem parësor. Zgjedhjet me standardet e munguara europiane janë shqetësim i shprehur e zeza mbi të bardhë nga Komisioni Europian në dokumentin e refuzimit, reforma zgjedhore hapi i parë themelor i përcaktuar prej tij për të dalë nga cikli i krizave zgjedhore. Opozita e ka përmbushur nga ana e saj kërkesën dhe ka hedhur e para hapin drejt konstituimit të një procesi konsensual për këtë reformë.

Hapja e një procesi transparent e të dakordësuar mes palëve për zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e të Guvernatorit të ri të saj, do qe një theks kuptimplotë mbi procesin e shumëkërkuar politik nga BE-ja, aq më tepër në kushtet e një gjendjeje ekonomike e financiare shpërthyese. E cila mund të mbulohet përkohësisht nga shamia prej prestigjatori e Ardian Fullanit dhe nga isoja që INSTAT-i i bën këngës me çifteli të Saliut për mrekullinë ekonomike, por jo për shumë kohë akoma.  Më shpejt se vonë, flluska e fryrë me borxhe e gënjeshtra e ekonomisë së dytë në botë pas Gjermanisë do plasë dhe do ta nxjerrë Shqipërinë cullak me këmbë në tokë e duart lart. Opozita e ka përmbushur kërkesën që buron nga interesi kombëtar e publik duke ofruar kontributin e saj në informimin e publikut për të vërtetën e maskuar të ekonomisë e të financave shqiptare dhe e sheh si pjesë të këtij kontributi përfshirjen në paktin e propozuar të zgjedhjeve që do përcaktojnë 7 vitet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Avokati i Popullit zgjidhen po ashtu tani. I pari me shumicë të thjeshtë, i dyti me shumicë të cilësuar, të dy me propozim të Presidentit të Republikës. I pari tradicionalisht është  zgjedhur nga radhët e opozitës. Për të dytin Saliu thotë le ta marrë opozita mjafton të na japë emrin që ne ta votojmë, dy herë qesharake kjo. Sepse e para zëre se thotë Avokati i Popullit është kot prandaj po e përdor si kockë për ndërkombëtarët e uritur për dialog e bashkëpunim politik mes shqiptarëve. E dyta sepse politizon një institucion që ka lindur për të qenë i qytetarëve jo i partive. Opozita, e cila sështë me qytetarët vetëm kur flet për ta apo i thërret në protesta për të mirën e tyre, i përgjigjet Saliut Jo faleminderit. Avokatin e Popullit duhet ta zgjedhim bashkarisht mes qytetarëve, jo nga radhët e partive e as si lëmoshë për opozitën. Ky është vizioni ynë europian për institucionet dhe nuk e tradhtojmë këtë vizion për tu gjetur njerëzve tanë një vend, po duam ti gjejmë çdo vendi njeriun e duhur për shtetin e shoqërinë. Po njësoj mendojmë edhe kur bëhet fjalë për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nocioni tradicional që ky ti përkasë politikisht opozitës apo prirja e sotme e Saliut për ta pasur politikisht të vetin, skanë lidhje as me të mirën e vendit as me vizionin tonë për shtetin. Shteti sështë mish në hell që hahet nga pushteti, as tavë mishi me lëng ku opozita fut lugën me pëlqimin e pushtetit. Shteti është i qytetarëve. Njeriu që e kontrollon shtetin në krye të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duhet të jetë i qytetarëve jo i partive. Prandaj ofrojmë konsensus për një figurë të propozuar nga Presidenti i Republikës që as të mos jetë nga dy partitë e mëdha, as të mos ketë milituar ndonjëherë në rradhët e tyre. Kjo është qasja jonë shtetndërtuese sot në opozitë, me këtë vizion europian e kushtetues do ti trajtojmë institucionet e shtetit nesër në qeveri.

Qeveria vazhdon ndërkohë avazin e fajësimit të opozitës për refuzimin e statusit të kandidatit. Nga njëra anë duke dizinformuar përditë shqiptarët për Bashkimin Europian kur thotë se vizat i mori ajo falë ligjeve me shumicë të thjeshtë që miratoi, ndërsa integrimin e penguaka mosvotimi i opozitës për ligjet me shumicë të cilësuar. Dhe nga ana tjetër duke dizinfomuar Bashkimin Europian përmes një trupi diplomatik shqiptar të kthyer në një lukuni fanatike që në ministritë e jashtme europiane, në Parlamentin Europian, në Këshillin e Europës, po edhe  matanë Atlantikut, mbushin me shpifjet e Saliut për opozitën veshët e miqve e të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë. Por nëse kanë arritur të gënjejnë disa me fushatën e tyre intensive të paguar me taksat e gjithë shqiptarëve, Komisionin Europian se kanë gënjyer dhe se gënjejnë dot. As opozitën se kompleksojnë dot fare. Ne e duam integrimin europian për të kundërtën e arsyeve që nuk e do Saliu dhe pushteti i tij oriental në frymë, në metodë qeverisëse, në punëra të mbrapshta që pasurojnë marramendësisht oborrin dhe shkatërrojnë pakorrigjueshmërisht Shqipërinë. Por ne smund ta ngremë assesi kartonin jeshil për palavitë ligjore që qeveria ia sjell parlamentit për ti hedhur hi syve Brukselit. Sepse nga arrnimi i kodeve me gjilpërat e ndryshkura të rrobaqepësve të oborrit e me perin e injorancës qeverisëse Shqipëria nuk europianizohet As Komisioni Europian nuk miklohet. Ne jemi gati për reformat që duan 3/5-tat, të cilat janë reformat e shtetit, të organizimit e administrimit shtetëror të republikës sonë. Prandaj nëse qeveria do që të hapë k

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›