Nard Koka kërcënon gazetën Tema
Dhjetëra telefonata dhe më pas kërcënime dhe fyerje me SMS kanë ardhur në adresë të drejtorit të gazetës Tema nga një qytetar, i identifikuar si Nard Koka. SMS vijnë nga numri i telefonit 0694088802 dhe nga një numër me prefiks të Italisë. Në të ka fyerje dhe kërcënime në adresë të Drejtorit të gazetës Tema, i cili nuk i është përgjigjur asnjë prej telefonatave të tij shantazhuese dhe nuk u ka kthyer përgjigje SMS-ve kërcënuese. Redaksia e gazetës do ti dorëzoj SMS-të kërcënuese të dielën në Prokurorinë e Tiranës duke bërë kallëzim penal për përdoruesin e këtij numri telefoni.
Gazeta Tema ka disa ditë që po boton fakte rreth një skandali të rëndë financiar që ka të bëjë me marrjen jashtë rregullave të skrapit në uzinën e Azotikut në Fier. Gazeta ka përmendur emrin e Leonard Kokës, si menaxhues i situatës në terren. Gazeta ka po ashtu rreth 1 orë filmime për këtë proces dhe do të vazhdojë denoncimin e këtij skandali. Dje edhe televizioni më i madh në vend, Top Channel, denoncoi këtë skandal, në të cilin janë përfshirë drejtuesit kryesor të LSI, deputetë dhe ministra të kësaj partie.