E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, VMRO qetëson partizanët partiak

Analisti Ismail Sinani thotë se të gjithë ata që ndjekin për së afërmi sjelljen e Gruevskit, e kanë shumë të qartë se askund në horizont nuk duket zgjidhja e çështjes së emrit. “Takimi i paralajmëruar mes dy shefave të diplomacive, nuk do të ndryshojë aspak nga ato që janë zhvilluar deri më tani. Ai do të jetë një kamuflazh i dështimeve të politikës së brendshme. Gruevski dhe klika e tij, dita ditës po thellojnë krizën, qoftë atë të brendshme apo e jashtme. Dhe gjithsesi këtu më së miri mund të shfrytëzohet Greqia si një ‘armik’ permanent”, vlerëson Sinani. Ndërsa analisti Albert Musliu thotë se takimet iniciohen për ti treguar botës së cila anë është më pozitive, cila tregon iniciativë, por nuk beson se do të ketë mbyllje të procesit. “Edhe pse kryeministri kërkon dhe inkurajon takimin, ai sërish jep deklaratë se nuk duhet të pritet shumë prej takimit, se gjoja pala greke nuk lëviz prej pozitave të veta. Nga ana tjetër Drucas tha se i përshëndesin takimet, por se preferojnë që negociatat të shkojnë në patronazhin e kombeve të bashkuara”, tha Musliu. Sipas tij, nëse kihen parasysh pozitat e tanishme, për çdo ditë kuptojmë se është shumë rëndë që kontesti i emrit të zgjidhet deri në qershor, ndërsa për në mars as që bëhet fjalë. “Ne nuk shohim dëgjim të konceptit, ne shohim vetëm ekspresione të vullnetit për tu përzier në negociata dhe jo ndonjë ide konkretë për ti përmbyllur ato. Edhe përmbyllja nënkupton qëndrime, ide të reja ose qëndrime të reja. Nuk kemi asnjë lëvizje, ndaj nuk besoj se me këto takime të shpeshtuara do të përmbyllen negociatat dhe do të arrihet ndonjë kompromis”, thotë Musliu.Dy ditë më parë Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshovski ka kërkuar që të takohet me zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Drucas, ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski pritet të takohet me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. /lajm/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›