E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seuli tërhiqet nga Kaesongu

Koreja e Jugut njoftoi se do të tërheqë të gjithë shtetasit e saj nga një kompleks i përbashkët industrial në Korenë e Veriut.

Bëhet fjalë për punonjësit në kompleksin e Kaesongut, një zonë e përbashkët industriale ku veriorët sigurojnë krahun e punës ndërsa jugorët teknologjinë. Pheniani bllokoi hyrjen e punonjësve jugorë në këtë zonë pas sanksioneve shtesë të miratuara në Këshillin e Sigurimit që dënoi testin e tretë bërthamor të vendit komunist.

Koreja e Jugut kërkoi rihapjen e kompleksit dhe për këtë ditën e enjte lëshoi një ultimatum prej 24 orësh për bisedime. Pas përgjigjes negative të Phenianit për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, Seuli njoftoi tërheqjen e gjithë personelit të tij në Kaesong.

Dikur kjo zonë u shndërrua në simbol të bashkëpunimit mes dy vendeve, de jure në luftë që pas ndarjes “së madhe” dhe mbyllja e saj, “mbylli” të gjitha portat hyrëse në vendin më të izoluar të botës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›