Gërdeci, Gjykata jep vendimin, rrëzohen burgimet e përjetshme
Tiranë- Gjykata e Tiranës dha sot vendimin e saj për 29 të akuzuarit për çështjen ‘Gërdeci”.
Gjykata ka vendosur masën e dënimit me 18 vite burg për ish-drejtorin e Meicos, Ylli Pinarin, për të cilin prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm. Duke rrëzuar akuzat për ‘vrsje në rrethana të tjera cilësuese’.
Po ashtu Gjykata ka rrëzuar kërkesën për burgim të përjetshëm për presidentin e Alba Demil, Mihal Delijorgjin duke e dënuar atë me vetëm 10 vite burg. Ndërkaq ai s’mund të drejtojë asnjë kompani gjatë këtyrë viteve si dhe sekuestroja mbi pasurinë e tij do qëndrojë në fuqi derisa të përfundojnë paditë civile mbi të.
Ndërkaq Dritan Minxholli, administratori i kompanisë së demontimit në Gërdec, u dënua me 18 vite burg, nga burgim i përjetshëm që kërkoi prokuroria.
Gjykata e Tiranës dënoi me 6 vjet burg ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxhën dhe 4 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve shtetërore dhe me 10 vjet burgim Sokol Ngjecin. Të akuzuarit e tjerë Ardian Mullai dhe Agim Lala u shpallen të pafajshëm.
Familjarët e viktimave të lodhur nga një gjykim 3-vjeçar dhe nga dënimet që sipas tyre ishin minimale kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke rrëfyer s eu vranë për herë të dytë.
Të pandehurit mohojnë akuzat e ngritura për ta si shkaktarë të tragjedisë së Gërdecit. Tragjedia ndodhi me 15 Mars të vitit 2008, kur nga shpërthimi humbën jetën 26 persona, qindra u plagosen dhe dëmet materiale ishin shumë të larta.
Shkrime të tjera me interes:
- Banda e Cërrikut, gjykata jep vendimin Tiranë- Vendimi për banden e Cërrikut u dha sot nga...
- Gjykata shtyn vendimin: ‘Gërdeci’, çështje shumë komplekse Tiranë- Vendimi për çështjen ‘Gërdeci’ është shtyrë nga Gjykata e...
- Gërdeci, prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme Tiranë- Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm...