E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gërdecit, sot vendimi i Gjykatës për 29 të pandehurit

Tiranë- Gjykata e Tiranës pritet të japë sot vendimin e saj për 29 të akuzuarit për çështjen ‘Gërdeci”. Vendimi për çështjen Gërdeci u shty një javë më parë nga Gjykata për shkak të kompleksitetit të çështjes.

Kryetari i trupit gjykues Ridvan Hado ka marrë vendimin se verdikti final për të 29 të akuzuarit do të jepet me 12 Mars. Të pranishëm në seancën e shkuar ishin të gjithë të pandehurit përfshirë edhe Ylli Pinarin, avokatët mbrojtës dhe familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

Më herët prokuroria ka kërkuar tre burgime të përjetshme, për ish-drejtorin e Meico-s Ylli Pinarin, për presidentin e Alba Demil Mihal Delijorgjin si dhe për Dritan Minxhollin, administrator i kompanisë së demontimit në fshatin Gërdec.

Në pretencën e saj organi i akuzës ka kërkuar 8 vjet burg për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxhën, dhe 23 vjet burg për të pandehurin tjetër Sokol Ngjecin.

Të pandehurit mohojnë akuzat e ngritura për ta si shkaktarë të tragjedisë së Gërdecit. Tragjedia ndodhi me 15 Mars të vitit 2008, kur nga shpërthimi humbën jetën 26 persona, qindra u plagosoen dhe dëmet materiale ishin shumë të larta.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjykata shtyn vendimin: ‘Gërdeci’, çështje shumë komplekse Tiranë- Vendimi për çështjen ‘Gërdeci’ është shtyrë nga Gjykata e...
  2. Beteja për drejtësinë, 3 vjet që nuk zbatohet vendimi i gjykatës Tiranë- Gazeta IDEA publikoi të mërkurën një vendim Lëshimi Urdhër...
  3. Çështja “Gërdeci”, sot pritet mbrojtja për të pandehurit Tiranë- Seanca gjyqësore ndaj 29 të pandehurve të çështjes Gërdeci...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›