E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo, pas Mehmetit

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 12:08

Agon Mehmeti nga sezonin i ardhshëm mund të jetë pjesë e Serisë A, respektivisht skuadrës së Palermos. Sipas burimeve të mirinformuara të Calciomercato.com, klubi sicilian është duke bërë presion të madh për transferimin e sulmuesit të Malmos, Agon Mehmeti.

Sipas medieve italiane, 21 vjeçari njihet për fizikun e fuqishëm dhe këmbët e mira, derisa mund të jetë përforcimi i ardhshëm në repartin ofensiv të Palermos, duke përcjellë sulmuesit të cilët më parë iu bashkuan klubit, Cavani, Abel, Ilicic e të tjerë.

Anëtari i përfaqësueses U21 të Suedisë ka pasur paraqitje të mira sezonin që e lamë pas në elitën e futbollit suedez, ku arriti të shpallet edhe kampion me skuadrën e Malmos.

Pas lojërave të mira, interesimi për Mehmetin kohëve të fundit është rritur shumë nga klube të ndryshme evropiane. Këtë e kishte pohuar edhe vetë sulmuesi kosovar ditë më parë.

Për kosovarin muajt e verës për të do të jenë interesantë, pasi do të vendosë për të ardhmen. Por, 21-vjeçari më herët nuk ka përjashtuar mundësinë që të vazhdojë kontratën me Malmon, e cila skadon në fund të vitit 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›