Palermo shkatërron Lazion, 5-1

Palermo ka shkelur Lazion duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1 në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.
Skuadra siciliane turpëroi romakët duke i përcjell në shtëpi me plot pesë gola. Serinë e shënimeve për Palermon e hapi Barretto në minutën e 10-të kurse e vazhduan Donati (20) dhe Silvestre (42) për 3-0 në pjesën e parë.
Dy minuta pas fillimit të dytës, Budan shënoi për 4-0 kurse ‘pesëshen’ e kompletoi Miccoli në minutën e 51-të. Në vazhdim, vendasit e ndalën hovin kurse te Lazio, Dias u përjashtua me karton të kuq para se Kozak të zbut rezultatin në 5-1, me golin e realizuar në minutën e 85-të.
Me këtë fitore Palermo është ngjitur në kuotën e 34 pikëve në pozitën e tetë kurse Lazio është i katërti me 42 pikë. Në duelin tjetër, Udinese dhe Cagliari luajtën pa gola 0-0.