NBA surprize e NETS

Mbrëmja e NBA-it ka sjellë katër sfida, ku më interesantet ishin padyshim Nju Xhërsi-Çikago dhe Los Anxhelos Klipërs-San Antonio.
Nju Xhërsi bën surprizën në fushën e Çikagos dhe i jep fund ecurisë negative, pas tetë humbjeve radhazi. Këtë herë, fitorja e miqve erdhi pa shumë vuajtje. Bull-sat vazhdojnë të luajë a Derrik Rouz, ndërsa 29 pikët e Deron Uilliams dhe 24 pikët e 18 pritjet nën tabelë të Kris Hamfries shpjegojnë triumfin final 97-85 të Nets-ave.
Sfidë entuziazmuese ishte edhe ajo në “Staples Sentër” të Los Anxhalosit. San Antonio mposhti 103-100 në kohën shtesë përballë Klipërs, skuadrës më në formë në Konferencën e Perëndimit.
Për Spurs, kjo ishte fitorja e dhjetë radhazi, ndërsa shkëlqyen Toni Parker me 30 pikë dhe Blejk Grifin me 22 pikë dhe 20 pritje nën tabelë. Kjo ishte humbja e 20 në 21 duele të Klipërs-ave me Spurs-at.
Memfis Grizlies regjistrojnë një fitore me fotofinish, 104-103, përballë Golden Stejt, falë koshit të Tonei Alen në 5 sekondat e fundit të sfidës. Në fund, Portland fitoi 97-77 me Atlantën, edhe falë 22 pikëve të francezit Nikolas Batum.