E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klitcko mbetet kampion bote

Britaniku Derek Çisora tentoi në të gjitha mënyrat që të ngrinte tensionin në sfidën për brezin e kampionit të botës në peshat e rënda të versionit WBC në boks.
Pas shuplakës që i dha Vitali Klitçkos në peshimin zyrtar dhe deklaratave kërcënuese, përpara duelit në Mynih ai i hodhi ujë në fytyrë vëllait të rivalit, Vladimirit, “super kampion” I titullit WBA, dhe mbajtës i brezave IBF, WBO dhe IBO. Megjithatë, në fund gjithçka ishte e kot.
Pavarësisht diferencës së madhe në moshë: Vitali Klitçko është 40 vjeç, ndërsa Çisora 28, kampioni ukrainas nuk pati vështirësi të mbante nën kontroll rivalin e paedukuar, të cilin e mposhti në mënyrë të dukshme me pikë dhe regjistroi mbrojtjen e 10 radhazi të suksesshme të titullit.
Ndeshja nuk dhuroi shumë emocione, sepse diferenca e nivelit ishtë e dukshme. Klitçko është detyruar të lëvizë shumë në ring, megjithatë asnjëherë nuk ka rrezikuar të humbasë kontrollin. Ai u shfaq më pak brilant se në sfidat e tjera dhe nuk arriti ta mbyllte në mënyrë spektakolare duelin.
Por, në fund, vendimi i gjyqtarëve ishte unanim: pasi I kontrolloi të 12-të raundet përballë britanikut me origjinë nga Zimbabue, Vitali Klitçko mori tetë pikë më shumë dhe regjistroi fitoren e 44-rt në karrierë.
Në anën tjetër, për Çisorën kjo ishte humbja e tretë në 18 duele, ndërsa ai vazhdoi polemikat në fundin e sfidës me vëllezërit kampionë nga ukraina. Kaosi vazhdoi edhe në konferencën për shtyp, ku Çisora ka debatuar ashpër me ish-kampionin e versionit WBA, Devid Haje: ky i fundit kërkoi një duel me dy britanikëve, ndërsa me sharjeve ka lëshuar edhe një goditje në drejtim të Çisorës, me një shishe ujë që kishte në dorë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›