Palestina merr statusin e vëzhguesit në OKB, Shqipëria abstenon (FOTO)
OKB- Izraeli thotë se një votë përmirësimi të statusit palestinez në Kombet e Bashkuara është “teatër negativ politik” që do të “dëmtojë paqen”.
Zëdhënësi i qeverisë Mark Regev tha se masa i kishte nxjerrë jashtë palestinezët dhe izraelitët nga një proces negocimi.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të njohur Palestinën si shtet vëzhgues, një lëvizje e kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA-të.
Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se ky ishte “shansi i fundit për të shpëtuar zgjidhjen me dy shteteve”, me Izraelin.
I dërguari i Izraelit në OKB tha se oferta e ka çuar procesin e paqes “prapa”, ndërsa SHBA-të thanë se ky veprim ishte “për të ardhur keq”.
Palestinezët tani mund të marrin pjesë në debate të OKB-së dhe potencialisht të bashkohet me trupat në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Kuvendi votoi në favor 138-9, me 41 kombe që abstenuan mes të cilëve edhe Shqipëria.

Palestina në festë
Qindra palestinezë festuan në rrugët e Ramallah, në Bregun Perëndimor, pasi rezultati u shpall. Analistët mendojnë se ndërsa palestinezët s’do të shohin asnjë ndryshim në terren me efekt të menjëhershëm, simbolika është e rëndësishme.

Mirëpritet vendimi i OKB-së
Ka edhe shpresa se qasja në organet e OKB-së do të sjellë të drejta të reja. Një aplikim i suksesshëm për anëtarësim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale mund të përdoret për të akuzuar Izraelin për krime lufte ose të bëjë kërkesa të tjera ligjore kundër tij.

Palestina në OKB si vëzhgues
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: