E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja gjermane: Politikanë, silluni si baballarët e kombit

—-Nga Muhamed Veliu TCH—–

Tiranë- Që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat në këndvështrimin e shtetit gjerman kjo duhet të arrihet në  bazë të meritës. Në një intervistë për Top-Channel ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Müller-Holtkemper thotë se integrim do të thotë implementin i 12 prioriteve.

Fillimisht ambasadorja komenton situatën politike në  vend, në një kohë kur PD-ja dhe PS-ja mbeten të ndara në qëndrimet e tyre, që lidhen me miratimin e tre ligjeve që kërkojnë 3/5tat e votave në parlament, thelbësore për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Shkëlqësi ambasadore. Cili është komenti juaj për situatën aktuale politike në Shqipëri pasi PD-ja dhe PS-ja mbeten të ndara në qëndrimet e tyre, që lidhen me miratimin e tre ligjeve që kërkojnë 3/5-tat e votave në parlament, thelbësore për marrjen e statusit të vëndit kandidat.

Unë mbetem shpresë plotë që klasa politike shqiptare do të inspirohet nga fryma e festimeve kombëtare, për të arritur zgjidhjen e çështjeve të mbetura, për të mirën e shqiptarëve. Ju duhet të jeni krenar për historinë, pasi siç edhe unë e kuptoj në të shkuarën baballarët që themeluan shtetin tuaj tejkaluan problemet fetare, politike dhe shumën ndarje që ekzistonin për një qëllim të përbashkët. Kjo shpresoj të shërbejë si diçka inspiruese për sot.

Sipas jush, Shqipëria i ka plotësuar apo jo plotësuar 12 rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian?

Shqipëria ka bërë një progres të madh, gjë e cila është reflektuar në progres raportinn e Komisionit Evropian, por natyrisht mbetet disa çështje të cilat janë detajuar në progres-raport. Ne si gjermanë dhe disa partnerë të tjerë besojmë se progresi i arritur deri më tani në fushën e legjislacionit tashmë duhet të kthehet në zbatim, pra në praktikë. Janë disa fusha me shumë rëndësi për ne si zbatimi shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Mendoj se është e mundur në realizimin e progresit të duhur.

Progresi i arritur deri më tani a besoni se është i mjaftueshën për të marrë statusin?

Është nënvizuar në raportin e Komisionit Evropian se disa çështje kërkojnë të realizohen krahas ligjeve që presin të miratohen. Më lejoni ta ritheksoj. Është koha për të implementimin e tyre.

A e ka Gjermania tashmë një qëndrim të sajin pas rekomandimeve të 10 Tetorit nga Komisioni Evropian?

Natyrisht që qeveria gjermane e ka pozicionin e saj. Për momentin jemi në negociata me partnerët tanë. Mund t’ju them vetëm se nga ana jonë premtimi për vëndet e Ballkanit për t’ju bashkuar BE-së qëndron, siç edhe qëndroi në vitin 2000. Ne me projektet dhe vendosmërinë tonë, sëbashku me partnerët tanë jemi në krah të Shqipërisë për të plotësuar të gjitha kushtet që kërkohen për tu bërë vend anëtarë. Është një proces bazuar në meritë.

Dhe nëse Shqipëria nuk të mund të arrijë t’i plotësojë kushtet e vendosura, cili do të jetë qëndrimi i vendit tuaj?

Sic edhe e thashë. Shqiptarët e kanë të mundur t’ja dalin mbarë. E kanë treguar këtë në të shkuarën, se janë në pozita perfekte për të tejkaluar probleme të komplikuara.

A ekstion sadopak skepticizën në qeverinë gjermane për procest integruese në Shqipëri, në një kohë kur Hollanda e ka bërë të qartë pozicionin e saj duke mos u kënaqur në përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë në bërjen e detyrave të shtëpisë të lëna nga Komisioni Evropian?

Janë disa detyra që ende s’janë realizuar nga Shqipëria. Por besoj se klasa politike do të mund t’i realizojë e inspiruar nga festa e pavarësisë për të tejkaluar problemet në mënyrë që të plotësohen detyrat e parealizuara. Për sa i takon zbatimit të tyre mendoj se janë të gjitha kushtet perfekte në mënyrë që kjo të ndodhë. Nuk jam spektike që Shqipëria nëse do të ketë vullnet politik t’i realizojë ato.

Pra është korrekt të thuhet nëse mesazhi juaj përkthehet se s’ka integrimin pa implementim?

Po. S’ka integrim pa implementim.

Është raportuar në media se Gjermani do të vendosë një kusht shtesë për marrjen e statusit zgjedhjet e 2013-tës. A e konfirmoni një gjë të tillë?

Duhet ta kuptoni se unë nuk komentoj për thashetheme apo informacionë që kanë rrjedhur nga burime të ndryshme.

Cila do të jetë e ardhmja e projektit për linjën e interkonjeksionit një financim i bankës KFW, në një kohë kur ministria shqiptare e Financave refuzon të nënshkruajë marrëveshjen?

Së fundmi ne kemi marrë komente pozitive. Vijojmë të kemi kontakt me kompaninë e transmetimit OST dhe ministrinë e Financës. Nga sinjalet që kemi marrë projekti përsëri do të vihet në binarët e duhur.

Kur mendoni se ky projekt do të finalizohet?

Mendoj se dokumentacioni përkatës duhet marrë shpejtësinë e duhur për të përfunduar. Për sa i përket ndërtimit të sistemit unë nuk jam inxhinjere për t’ju thënë se kur, pasi me të vërtetë është një sfidë më vete për vetë faktin e aspektit gjeologjik, terenit malor, gjë për të cilën më duhet të konsultohem.

Nga korrespondenca mes bankës KWF dhe ministrisë së Financave mbetet problematik edhe projekti energjitik për aksin e jugut. Të tilla probleme a kanë ndikim në marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani?

Edhe për këtë kemi marrë disa sinjale pozitive. Raportet që kemi marrë janë në proces vlerësimi. Nuk kemi ende një panoramë të qartë për momentin. Impresioni im përsëri edhe për këtë çështje është se jemi duke ecur në rrugë të mbarë, përpara.

A është e vërtetë se i keni dërguar një letër proteste Qeverisë Shqiptare në lidhje me problemet që po ndeshet banka KWF?

Kjo nuk është mënyra se si ne punojmë.  Ne jemi në mënyrë të vazhdueshme në kontakt me ministrinë e Jashtme, ministrinë tonë të Financave, bankën KFW, dhe të gjithë aktorët. Që të gjithë janë në dijeni për problemet eventuale. Siç edhe e thashë duket se shumë prej problemeve mund të zgjidhen në mënyrë që të kënaqen të gjithë ata që janë përfshirë në këtë çështje.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›