E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestina, në UNESCO. SHBA ndërpret ndihmat

Pasi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për kulturë, UNESKO,i siguroi anëtarësi të plotë, Autoritetit Palestinez, Shtetet e Bashkuara, kontribuesi kryesor në buxhetin e UNESKO-s, menjëherë i kanë ndalur pagesat për këtë organizatë. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, shpalli se Uashingtoni e ka ndalur financimin. “ Ne ishim në process të pagesës prej 60 milionë dollarësh për UNESKO-n në nëntor, dhe ne nuk do ta bëjmë këtë pagesë”, tha Nuland. Legjislacioni i Shteteve të Bashkuara nuk i lejon qeverisë amerikane, që ta financojë çfarëdo lloj organizate të Kombeve të Bashkuara, që e pranon Autoritetin Palestinez si anëtar me të drejta të plota.
UNESCO-ja votoi të hënën pro anëtarësimit të autoritetit palestinez si anëtar me të drejta të plota në këtë mekanizëm. Dhe ashtu sic parashikohej, një veprim I tillë do t’ I shkaktojë agjencisë kulturore të këtij mekanizmi humbjen e miliona dollarëve të ndihmës nga Shtetet e Bashkuara. Kërkesa e palestinezëve për anëtarësim të plotë në UNESCO është pjesë e kërkesës së tyre për njohjen e shtetit palestinez. Shtetet e Bashkuara kishin deklaruar se do të përdornin veton e tyre ndaj kërkesës së palestinezëve për anëtarësim të plotë në OKB, por në UNESCO palestinezët patën vetëm nevojë për shumicën prej dy të tretash të votave. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi i dytë për UNESCO-n. Shtëpia e Bardhë vlerëson se pranimi i palestinezëve në UNESCO është “i parakohshëm” dhe i shkatërron përpjekjet ndërkombëtare për paqe
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›