E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia spanjolle bie në stanjacion

Ekonomia spanjolle ka rënë në stanjacion. Siç bëri të ditur Banka Qendrore në Madrit, rritja ekonomike në tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me tremujorin e mëparshëm ishte 0 për qind. Banka Qendrore paralajmëroi se në luftë kundër krizës së borxheve, Spanja nuk mund t`i përmbahet detyrimeve kundrejt BE-së. Të ardhurat nga taksat kanë mbetur të ulëta, dhe qeveria spanjolle nuk ka bërë sa duhet kursime të shpenzimeve, ka deklaruar Banka Qendrore. Për këtë arsye, ekziston rreziku që Spanja të mos e plotësojë premtimin për reduktimin e borxheve të reja me 6,0 përqind këtë vit. Stanjacioni i ekonomisë spanjolle, është shkaktuar sipas bankës, nga rënia e kërkesës brenda vendit, rënia e industrisë së ndërtimit dhe nga rënia e madhe e shpenzimeve shtetërore. Ndërkaq , vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion ekonomik, dhe G-20- ta, duan të bien dakord në takimin e 29-të që zhvillohet së shpejti, t`i detyrojnë bankat e mëdha që ushtrojnë aktivitete globale, të forcojnë kapitalin e tyre bazë.
Në këtë mënyrë synohet të arrihet që nëse këto institute financiare bien në vështirësi, të mos kërkohet veprimi i taksapaguesit për të ndihmuar në shpëtimin e tyre, bënë të ditur agjencitë europiane të lajmeve, duke iu referuar qarqeve qeveritare gjermane. Takimi i G-20 zhvillohet ditën e enjte dhe të premte në Kanë të Francës jugore

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›