Palestinë, vdes një anëtar i Hamasit
Gaza(start)- Një anëtarë i grupit militant palestinez Hamas, ka mbetur i vdekur sot nga një shpërthim në Rripin e Gazës, deklaruan burime mjekësore dhe disa dëshmitarë. Hamas deklaroi pak më vonë se njëri prej pjesëtarëve të tij kishte humbur jetën gjatë një "misioni xhihadis", shprehje që përdorej për t’iu referuar shpërthimeve aksidentale.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se vendi i tij nuk ishte përgjegjës për këtë shpërthim dhe se ata nuk kishin kryer operacione apo sulme në atë zonë.
Pala izraelite zhvilloi disa sulme ku humbën jetën më tepër se 10 persona dhe mbylli pikat kufitare me Gazën gjatë ditëve të fundit.