EULEX, Dade kundër planit
Tiranë (start)-Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste Arta Dade, duke folur rreth situatës më të fundit në Kosovë, ka vlerësuar pjekurinë, me të cilën autoritetet e shtetit të Kosovës, si dhe opinioni i gjerë publik trajtojnë edhe këtë situatë delikate. Në një deklaratë për mediat, Dade tha se Partia Socialiste mbështet Presidentin Sejdiu, Kuvendin e Kosovës, Kryeministrin Thaçi në të gjitha hapat e ndërmarra në respekt të Kushtetutës, Deklaratës së Pavarësisë, kuadrit ligjor në zbatim të planit Ahtisari.
“Çdo përpjekje për të imponuar struktura të tjera paralele në mënyrë të veçantë në zonat me shumicë serbe do të çonte në destabilizim të vendit e do të krijonte pengesa për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin për një sistem drejtësie dhe policor të unifikuar. Inkurajojmë bashkëpunimin e mëtejshëm sikurse është shprehur edhe Presidenti Sejdiu të institucioneve të Kosovës me BE-në, NATO-n dhe OKB-në”-theksoi Dade për mediat.
Më tej, Dade shtoi se “vlerësojmë angazhimin e SHBA-së përmes Nënsekretarit të Shtetit Frid, i cili ka nisur konsultimet për këtë çështje me institucionet e Kosovës dhe ato të OKB-së.
“Ne jemi të bindur se misioni EULEX do të funksionalizohet mbi bazën e Kushtetutës, Dokumentit të Pavarësisë dhe ligjeve në fuqi në zbatim të Planit Ahtisari brenda afateve kohore të përcaktuara në dokumentet e miratuara tashmë”-tha ajo, teksa shtoi se komuniteti serb si pjesë integrale e Kosovës duhet të shohë tek EULEX dhe institucionet e shtetit të tyre, pra të Kosovës, garancinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre.