E Diel, 1 Nëntor 2026

Arta Dobroshi, kosovarja qe pushton festivalet e filmit

Tapeti i kuq i Festivalit te Kanes terhoqi me shume vemendje kete vit nder shqiptare. Ai tapet u shkel nga nje aktore, e cila karrieren e ka nisur ne Shqiperi, kosovarja Arta Dobroshi. Suksesi i Kanes jehoi jo pak, por tani filmi "Heshtja e Lornes" ka marre nje tjeter udhe ta gjate suksesi. Pas festivalit qe eshte enderr e cdo aktori te shkele, Kanen e filmit dhe "Karlovy Vary", ne Ceki, momentalisht "Heshtja e Lornes", eshte dhene premiere ne festivalin nderkombetar te filmit "New Horizont", i cili ka celur siparin dy dite shkuar, ne Poloni. Por kjo stine e nxehte e tejmbushur me festivale filmi e teatri e con aktoren kosovare, Arta Dobroshi, dhe nje prej filmave me te suksesshem te festivalit te Kanes, ne Australine e larget. Pas nje jave do te nise "Mlbourne International Film Festival", ku "Heshtja e Lornes" do te perballet edhe nje here me kritiken, e cila ne kesi festivalesh nuk fal asnjehere.

Pas shfaqjes se "Heshtja e Lornes", kritike te ndryshem kane vleresuar me fjale te mira filmin, duke cilesuar ate si nje nder filmat me artistik evropian. E kjo e thene nga gojet e kritikeve te festivaleve, te cilet i mbijetojne dekadave e qe jo kushdo mund te marre pjese. Filma te medhenj, qe marrin pjese ne keto festivale, jane barometri i nivelit te tyre. Ne kete festival qe mbahet prej ditesh ne Poloni, garon edhe filmi "Four nights with Anna" nga Jerzy Skolimovski. Nje film polak, i cili ka terhequr jo pak vemendjen e kritikes evropiane. Por ama "Heshtja e Lornes" eshte padyshim filmi i mire, te cilin kritika e ka "perkedhelur" jo pak, megjithate, sipas shkrimeve te kritikes gjate diteve te mbajtjes se festivalit theksohet: "Kampionet belg te filmit, regjisoret Jean-Pierre dhe Luc Dardenne nuk pritet qe te fitojne dicka ne kete festival, sepse kjo nuk ka ndodhur edhe kur ata moren pjese me premieren e filmit "Femija", film ky qe fitoi "Palmen e Arte" ne vitin 2005".

Por, suksesi i ketij filmi rrotullohet rreth figures se Lornes! Ajo eshte nje shqiptare, qe jeton ne Belgjike. Udhekryqe te jetes se nje emigranti rrugeve te panjohura te Perendimit. Jete dramatike dhe fate njerezore qe percojne mesazhe te medha per ate cka ndodh sot rreth nesh. Ndodh shpesh qe aktoret te mos jene prezent ne festivalet neper te cilat udhetojne filmat e tyre. As Dobroshi nuk ka qene per Loren ne festivalet e deritanishme, por Australise nuk do t'i mungoje. Eshte festival filmi jo pak i rendesishem, dhe me gjase ajo mund te rrembeje edhe ndonje trofe.

"Ky festival eshte shume i rendesishem per shkak se ne te marrin pjese regjisoret dhe aktoret me te njohur te Hollivudit dhe Evropes", tregojne njerez te afert te aktores. Ndaj edhe ajo do te jete prezent ne kete festival te Australise.

Aktorja Arta Dobroshi eshte aktorja e pare kosovare dhe shqiptare, e cila ka shkelur ne tapetin e kuq, te njerit prej festivaleve me te njohura ne bote, ate te Kanes". Kur ende nen efektin e suksesit te filmit, aktorja deklaronte se eshte ndjere si "nje princeshe e vertete, sidomos gjate parakalimit te shumepritur ne tapetin e kuq". Tapet te cilin e kane shkelur idhujt e gjithkujt prej nesh, diva te kinemase boterore dhe filmat e adhuruar prej nesh kane marre cmimet e medha te festivalit prestigjioz. Ndaj edhe aktorja s'mund te mos ndjehej e privilegjuar qe shkelte mbi ate tapet me ekipin realizues te filmit. "Jane emocione te justifikuara, rrefen Dobroshi pas Kanes. E para, sepse e di mire qe premiera e filmit do te shfaqet para syve te tere atyre njerezve dhe kritikes qe nuk te fal asgje. E dyta, sepse jane gazetaret, te cilet jane te rrethuar dhe te gjithe te therrasin, duhet te kthehesh edhe t'ju japesh atyre autograf". Por, ajo qe e ka bere te ndjehet se tepermi ne qender te vemendjes eshte publiciteti i madh qe i eshte bere filmit. "Eshte folur shume per filmin, rrefen ajo. Momenti i parakalimit ne tapetin e kuq ka qene per mua si nje perralle. Muzika eshte si e filmit "Harry Potter", ashtu 'tri tri tri li lili', dicka shume e mire. Mandej, ecja neper tapetin e kuq dhe gazetaret...", vijon me tej Dobroshi te pershkruaje ate moment te magjishem te jetes se saj. Gjithcka ndodh jashte! Jane emocionet qe paraprijne ate qe ndodh para se te futesh brenda. "Emocionet normalisht jane shume te medha brenda", perfundon aktorja kosovare, apo Lorna e Kanes, Arta Dobroshi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›