Shkrimtari Vath Koreshi, "Nderi i Kombit" pas vdekjes
TIRANE - "Vath Koreshi nuk eshte vetem i familjes sone, por edhe i juaji", ishte nje nder te paktat fraza qe e vajza e shkrimtarit Vath Koreshi, Ermela mundi thote ne ceremonine e marrjes se titullit "Nderi i Kombit" per atin e saj. U deshen me se 2 vjet prej kohes kur me se 100 intelektuale propozuan qe ky titull ta nderonte shkrimtarin dhe nje nder skenaristet me te zeshem shqiptar, Vath Koreshin, ne 70-vjetorin e tij te lindjes. Nuk ndodhi keshtu aspak! Por dje, gjate nje ceremonie te organizuar ne presidence, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i akordoi familjareve te Koreshit, titullin "Nderi i Kombit" ne prani te personaliteteve te njohura te artit dhe kultures. E bija e shkrimtarit, e cila e ruan si thesar cdo gje te pabotuar nga vepra e te atit, Ermela Koreshi, u shpreh: "Ne e kemi te veshtire te flasim sot, per nje njeri, i cili punoi gjithe jeten per te bere gjithcka te mire per vendin e tij, pa menduar kurre se c'do te bente vendi i tij per te. Ne kemi shume te veshtire te flasim sot, pasi fale jush ne shohim se Vath Koreshi nuk eshte vetem i familjes sone". Shkrimtari u nda nga jeta me se 2 vjet me pare, ndersa dje u dekorua nga Presidenti me motivacionin "personalitet i shquar i kultures kombetare, me kontribut shume te rendesishem ne letersine bashkekohore dhe ne kinematografine shqiptare, ne zhvillimin dhe pasurimin e tyre me vepra elitare". Vath Koreshi eshte autori i shume librave si "Dasma e Sakos", "Rekuiem per nje grua", "Kur zune shirat e vjeshtes", "Mal mbi kenete" etj. Por Koreshi i paperseritshem, ka shkruar me penen e tij nje pjese te mire te "historise" se kinematografise shqiptare, pasi per vite te tera ai qe nje nder skenaristet me te zeshem ne industrine e filmit "Made in Albania" pra ne Kinostudion "Shqiperia e Re". Prej penes se tij jane shkruar skenaret e filmave "Gjeneral Gramafoni", "Balada e Kurbinit", "Rruge te bardha". Ndersa ka punuar per dekada si gazetar te "Drita" dhe "Zeri i Rinise", si dhe pergjate viteve 1991-1992 ka mbajtur postin e ministrit te Kultures. Vath Koreshi u nda nga jeta ne shkurt te vitit 2006.
PROPOZIMI
Ne maj te vitit 2006, me se 100 intelektuale propozuan qe Vath Koreshit t'i jepej titulli "Nderi i Kombit" me rastin e 70-vjetorit te lindjes se shkrimtarit. Nenshkrues qene emrat me te njohur te kultures mbareshqiptare.
PROPOZIMI
Ne maj te vitit 2006, me se 100 intelektuale propozuan qe Vath Koreshit t'i jepej titulli "Nderi i Kombit" me rastin e 70-vjetorit te lindjes se shkrimtarit. Nenshkrues qene emrat me te njohur te kultures mbareshqiptare.