Palestinezët përleshen me izraelitët në Ditën e Tokës

Aktivistët kanë bërë thirrje për një “Marshim Global në Jerusalem” në Ditën e Tokës, në përkujtim të vrasjes së gjashtë arabëve që protestonin kundër përvetësimit të tokës në vitin 1976.
Ushtria izraelite është po ashtu e shqetësuar se refugjatët palestinezë në Liban, Jordani dhe Siri mund të përpiqen të kalojnë kufirin për në Izrael. Gjatë protestave të vitit të kaluar janë vrarë shumë palestinezë.
Qindra mijëra palestinezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftërave të viteve 1948 dhe 1967. Izraeli në vendet ku jetonin më parë palestinezët ndërtoi koloni për kolonët izraelitë.
Organizatorët e protestave të së premtes në dhjetëra vende të ndryshme në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Gaza thanë se do të jenë paqësorë. Megjithatë, janë raportuar përleshje në disa pika kontrolli në Bregun Perëndimor dhe në veri e jug të Jerusalemit.
“BBC” thotë se për 44–vjet politika kolonialiste ka qenë burimi kryesor i dhunës në Lindjen e Mesme dhe armiku kryesor i zgjidhjes së vetme të mundshme me dy shtete./Start/F. P/
2012-03-30 15:59