E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake aksione kundër shitësve ambulantë

Radha sot ishte në afërsi të Postës Qendrore në kryeqytet kundër tregtarëve informal të celularëve, kartave të telefonave, floririt, etj.

Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar dhjetëra persona si dhe janë konfiskuar mallrat që tregtonin.“Më lejoni t’u drejtohem të gjithë ambulantëve të cilët tregtojnë në rrugët e Tiranës, të ndërgjegjësohen pasi ne do të zbatojmë ligjin dhe ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, në këtë zonë dhe në zonat e tjera, në të gjithë rrugët e qytetit të Tiranës deri në eleminimin e plotë të këtyre dukurive negative”, tha drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

“Kryesisht janë bllokuar, siç e patë dhe ju, celularë, varëse të përdorura, karta telefoni të regjistruara e të paregjistruara si dhe objekte të tjera, që do të kalojnë në konfiskim, do i nënshtrohen procedurave të tjera ligjore. Në bashkëpunim me Krimin Ekonomik të Drejtorisë së Tiranës dhe zyrën e Tatim-Taksave do të ndërmarrim të gjithë hapat ligjorë ndaj këtyre personave”, thuhet më tej.  /Start/

                                                                                             2012-03-30 15:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›