Sarkozi, SMS ish-gruas: Ndahem po u riktheve?!
SMS e Presidentit te Frances hedh ne gjyq gazetarin e “Observateur”
PARIS - Histori e re per mesazhin qe thuhet se Nikolas Sarkozi, Presidenti i Frances, i ka derguar ish-gruas se tij, Cecilia. Eshte marre ne pyetje nga policia per me shume se nje ore e gjysme, gazetari i gazetes se perditshme “Observateur”, Airy Routier, autor dhe i lajmit te bujshem. Routier kishte shkruar se Presidentin francez Sarkozy, pak dite para se te lidhej ne martese me Karla Brunin, i ka derguar nje mesazh ne telefonin e saj celular, ish-gruas Cecilia, ne te cilen shkruhej se, “nese kthehesh, une anuloj gjithcka”.
Gjate marrjes ne pyetje, gazetari Routier, ka deklaruar se, “nuk e kishte pare me syte e tij, mesazhin”, por i kishin treguar burime te aferta me ish-zonjen e pare te Frances. Sipas tij, burimet kane qene te besueshme. Nderkohe qe pyetjes, nese teksti i ishte treguar dhe nga Cecilia, gazetari i “Observateur”, ka treguar se, “nuk mund te pergjigjem per kete lloj pyetje”. Mbi ceshtjen per ruajtjen e privacise se nje cifti, Routier ka deklaruar ne polici, sic behet e ditur nga siti ne internet i gazetes “Liberation”: “Te gjithe kane te drejta per jeten e tyre private, pervec nje personi: Presidentit, i cili ka dore te tij fuqi te medha nukleare dhe psikologjia e tij duhet te njihet nga te gjithe”. Nderkaq, ne lidhje me sms, e cila u be e njohur pak para se te martohej Presidenti Francez, Nikolas Sarkozy, do te merret ne pyetje dhe ish-gruaja e tij, Cecilia Ciganer-Albeniz. Sipas sitit ne internet te “Media Part”, deshmia e ish-gruas se Presidentit do te jete vendimtare per te vazhduar procedurat legale ne lidhje me kete ceshtje.
Mesazhi me i famshem i vitit, gjithashtu eshte duke u bere dhe ceshtja me e njohur. Nderkaq qe teksti eshte bere dhe kenge, ku kengetari i njohur francez, Jeanne Cherhal, e ka perjetesuar ne vargje, "Si tu reviens, j'annule tout" (nese ti kthehesh, une anuloj gjithcka”, eshte bere dhe refreni me i degjuar ne internet. I vendosur ne rrjet, dy dite me pare, eshte perthithur menjehere nga degjuesit, nderkohe qe ceshtja vazhdon duke u hetuar nga policia. Denoncimi u be nga Presidentit Sarkozy, per gazeten “Le Nouvel Observateur”, e akuzuar “shpifje” dhe “falsitet”.