Palët dakord: Të ngrihet Komisioni për Reformën Zgjedhore
TIRANE-Prej rreth 2 vitesh mosmarrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës, që mbajtën në ngërç politik dialogun konstruktiv për reformat integruese të vendit, të dyja palët kanë rënë dakord sot për nisjen e reformave. Sot Konferenca e Kryetarëve miratoi për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe dy komisione të tjera shumë të rëndësishme.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura palët ranë dakord për ngritjen e komisioneve parlamentare, që janë, komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe komisioni për ligjet me shumicë të miratuar ose ndryshe ligjet me 3/5 e votave.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së kryetarëve kryesisht u diskutua për Reformën zgjedhore. Të dyja palët, si mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort që komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 5 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës të cilët do të nisin nga puna për ndryshimet në kodin zgjedhore.
Në mbyllje të konferencës, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi deklaroi për mediat se “miratuam me konsensus ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe një axhendë diskutimesh për një pjesë të projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave”.
Konsensusi në mesditë u arrit pas negociatave të disa ditëve më parë të përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për arritjen e një pakti për reformën zgjedhore.
Po ashtu palët kanë miratuar edhe draftin e opozitës duke vendosur edhe për ngritjen e një komisioni ad-hoc për shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave dhe të komisionit për rregulloren e parlamentit, i kërkuar po nga opozita.
Përmbushja e reformës zgjedhore ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar, i cili në vijimësi ka apeluar për ta kryer atë me përgjegjësi dhe në një kohë sa më të shpejtë.
(da.bo/BalkanWeb)