E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma në drejtësi, Mcilwham: Kusht për integrimin në BE

TIRANE - Ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mcilwham nënvizoi rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtësisë, si kusht thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE.

Deklarata e Mcilwham u bë gjatë përurimit të projektit të trajnimeve për Shkollën e Magjistraturës në Tiranë.

“Mungesa e pavarësisë dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor ka impakt negativ mbi besimin e publikut tek ky sistem. Nuk duhet vetëm të bëhet drejtësi, duhet parë që po bëhet drejtësi. Një sistem gjyqësor i fortë dhe i pavarur është një kërkesë që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.” - theksoi ambasadorja britanike.

Ndërkohë ambasadorja Mcilwham konfirmoi mbështetjen e Britanisë në reformimin e sistemit rë drejtësisë në Shqipëri.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Reforma në drejtësi, Mcilwham: Kusht për integrimin në BE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›