Palin ka abuzuar me pushtetin: Konkluzioni i hetimit
Sarah Palin "fenomeni" i fushatës
presidenciale amerikane, guvernatorja
e Alaskës dhe kandidatja republikane
për zëvendëspresidente
të vendit është konsideruar fajtore
për abuzim me pushtetin. Ajo u
akuzua kohë më parë për pushimin
nga puna të një zyrtari, për shkak të
një zënke familjare. Vendimi i fajësimit
është ndërmarrë pas një hetimi
10 javor nga ana e një paneli hetimor
i shtetit të Alaskës. Në kundërpërgjigje
të këtij vendimi zëdhënësi
i Palin ka deklaruar se ajo ka vepruar
gjithmonë gjatë detyrës së saj
brenda ligjit dhe rregullave të institucioneve,
e megjithatë një zhvillim
i tillë pritet ta dëmtojë fushatën e republikanëve,
pasi pas kësaj lind pyetja
nëse një zonjë e tillë mund të
jetë e denjë për të marrë një post kaq
të rëndësishëm? E gjithë çështja, që
tashmë quhet raporti Branchflower
do të publikohet. Palin nuk pritet
të përballet me ndonjë hetim, pasi
edhe vetë zyrtarët demokratë dhe
republikanë të Alaskës kanë deklaruar
se nuk ia kanë oreksin një
lëvizjeje të tillë. Për sa i përket fushatës
së MekKein, e cila ndodhet në
një pikë kritike për republikanët, një
lajm i tillë nuk mund të vinte në një
moment më të keq. Një numër republikanësh
të Alaskës tentuan që
ta ndalonin publikimin e raportit,
por gjykata supreme e shtetit i hodhi
poshtë kërkesat e tyre, duke vendosur
publikimin. Për stafin e
MekKeinit, paneli i ka kaluar kompetencat
e tij dhe ka vepruar i nxitur
negativisht ndaj Palin, por
ligjvënësit pohojnë të kundërtën,
duke e bazuar gjithçka në raport.
presidenciale amerikane, guvernatorja
e Alaskës dhe kandidatja republikane
për zëvendëspresidente
të vendit është konsideruar fajtore
për abuzim me pushtetin. Ajo u
akuzua kohë më parë për pushimin
nga puna të një zyrtari, për shkak të
një zënke familjare. Vendimi i fajësimit
është ndërmarrë pas një hetimi
10 javor nga ana e një paneli hetimor
i shtetit të Alaskës. Në kundërpërgjigje
të këtij vendimi zëdhënësi
i Palin ka deklaruar se ajo ka vepruar
gjithmonë gjatë detyrës së saj
brenda ligjit dhe rregullave të institucioneve,
e megjithatë një zhvillim
i tillë pritet ta dëmtojë fushatën e republikanëve,
pasi pas kësaj lind pyetja
nëse një zonjë e tillë mund të
jetë e denjë për të marrë një post kaq
të rëndësishëm? E gjithë çështja, që
tashmë quhet raporti Branchflower
do të publikohet. Palin nuk pritet
të përballet me ndonjë hetim, pasi
edhe vetë zyrtarët demokratë dhe
republikanë të Alaskës kanë deklaruar
se nuk ia kanë oreksin një
lëvizjeje të tillë. Për sa i përket fushatës
së MekKein, e cila ndodhet në
një pikë kritike për republikanët, një
lajm i tillë nuk mund të vinte në një
moment më të keq. Një numër republikanësh
të Alaskës tentuan që
ta ndalonin publikimin e raportit,
por gjykata supreme e shtetit i hodhi
poshtë kërkesat e tyre, duke vendosur
publikimin. Për stafin e
MekKeinit, paneli i ka kaluar kompetencat
e tij dhe ka vepruar i nxitur
negativisht ndaj Palin, por
ligjvënësit pohojnë të kundërtën,
duke e bazuar gjithçka në raport.