E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i statusit, i kushton bujqesise 20 mln euro ne vit

Sektori bujqesor humbet afersisht 20 milione euro ne vit nga mos marrja e statusit te vendit kandidat. Ky fond, do t’i ishte akorduar sektorit bujqesor nga mbeshtetja e drejtperdrejte per fermeret, qe Bashkimi Evropian jep per vendet qe jane kandidate per t’u bere pjese e unionit. Por refuzimi i statusit kandidat, si pasoje e mos votimit te tre ligjeve ne Parlament ka bere qe edhe kete vit, ky fond per fermeret dhe zhvillimin e zonave rurale te mos merret nga Shqiperia. “Marrja e statusit kandidat, do i siguronte Shqiperise 15 deri 20 milione euro ne vit mbeshtetje per bujqesine. Menjehere pas marrjes se statusit kandidat, vendi yne perfiton nga fondet e perbashketa evropiane. Fondet do te perdoreshin per te stimuluar aktivitetet bujqesore, qe sektori bujqesor ne Shqiperi eshte duke i perftuar si rezultat i vete kontributit te qeverise Shqiptare”, shprehet Keshilltari i Ministrit te Bujqesise, Genc Juka ne nje prononcim dhene per televizionin Klan. Juka shprehet se keto fonde do shkonin ne menyre direkte te fermeret. Ai shton se sektori i kultivimit te frutave dhe industria perpunuese e produkteve bujqesore, do te merrte nje zhvillim mjaft te madh. “Fondet do shkonin ne nxitjen e prodhimit vendas duke rritur standardet, si per shembull ne, bujqesi, blegtori, kultivimin e arroreve, industrine perpunuese dhe financimin e te gjitha pajisjeve qe mirembajne dhe pergatisin per treg bazen e pare te produkteve bujqesore”, u shpreh Juka. Keshilltari i Ministrit te Bujqesise, Genc Juka thote se politika duhet te vendose ne radhe te pare interesat e qytetareve. Ai shprehet se gati gjysma e banoreve te vendit jetojne ne zonat rurale, aty ku dhe nevoja per investime nga jashte, do te ishte me e prekshme nga banoret. “50 per qind e banoreve shqiptare jetojne ne zonat rurale dhe ata jane ne pritje cdo dite te votimit te ketyre ligjeve, pasi do te ishin perfitues direkt te finalizimit te ketyre ligjeve, duke marre fondet e akorduara nga institucionet e Bashkimit Evropian”, shprehet Juka. Por nuk eshte vetem bujqesia ajo qe humbet nga mosmarrja e statusit te vendit kandidat. Ekspert te procesit te integrimit, thone se edhe sektore te tjere si industria do te mund te merrnin fondet ne rast te marrjes se statusit kandidat. Ne sektorin e biznesit, jane rreth 30 milione euro qe humbasin, nderkohe qe projekte te BE-se pas marrjes se statusit jane dhe per bursat e te rinjve dhe per pushtetin vendor.

FONDET

“Marrja e statusit kandidat, do i siguronte Shqiperise 15 deri 20 milione euro ne vit mbeshtetje per bujqesine. Menjehere pas marrjes se statusit kandidat, vendi une perfiton nga fondet e perbashketa evropiane. Fondet do te perdoreshin per te stimuluar aktivitetet bujqesore, qe sektori bujqesor ne Shqiperi eshte duke i perftuar si rezultat i vete kontributit te qeverise Shqiptare”, shprehet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›