E Diel, 1 Nëntor 2026

Pallati 12-katësh u shkrumbua, Rama flet edhe për sigurimin e banesave/ Por çfarë është ky sigurim? Pse nevojitet dhe sa kushton në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e një dite më parë, 14 prill, në Tiranë, ku një pallat 12-katësh në zonën e njohur si “Farmacia 10” u përfshi nga flakët.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë nënvizon gjithashtu se, ky rast nxjerr në pah rëndësinë e sigurimit të banesave ndaj fatkeqësive.

Por çfarë Sigurimi i Banesës? Pse nevojitet dhe sa kushton në Shqipëri?

Çfarë është Sigurimi i Banesës?

Sigurimi i Banesës është një mbrojtje financiare që garanton dëmshpërblimin e banesës (apartament ose vilë) dhe orendive nga ngjarje të papritura si zjarri, rrufeja, shpërthimet, stuhitë, përmbytjet dhe tërmetet.

Ky sigurim mbulon dëmet strukturore dhe shpesh përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

Pse nevojitet Sigurimi i Banesës?

Polica e Sigurimit të Banesës duhet të jetë prioritet për këdo që zotëron një banesë, apartament, shtëpi apo vilë.

Nëse ndodh diçka e paparashikuar, Sigurimi i Banesës ju ndihmon të riktheni jetën tuaj në normalitet.

Çfarë mbulon Sigurimi i Banesës?

Ky sigurim mbulon dëme të shkaktuara nga.

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rrjedhja e tubacioneve
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart
  • Etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia
  • Etj.

Kostoja e sigurimit?

Nëse doni të siguroni banesën tuaj nga çdo rrezik, kostoja që do të duhet të paguani në Shqipëri është mesatarisht vetëm 1 euro për m² në vit. Pra, nëse shtëpia juaj është 100 m2 ju do të paguani vetëm 100 euro në vit.

Industria e sigurimeve ekziston prej qindra vjetësh në botë dhe ofron polica për të mbuluar pothuajse çdo rrezik të imagjinueshëm që mund të hasim kudo në jetën e përditshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›