E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati i shembur, pritet rinisja e kerkimeve

Kerkimet per tre personat qe rezultojne te zhdukur pas shembjes se pallatit pesekatesh ne lagjen “11 Janari” ne Gjirokaster nuk kane rifilluar ende.

Tre banore te pallatit dyshohet se ndodhen nen rrenoja, 35 vjecarja Valbona Dalani, e bija Anxhela, 13 vjec dhe 65 vjecarja Parashqevi Zoto.
 
Forcat e RENEA-s dhe ato speciale te sigurise te mberritura nga Janina i nderprene kerkimet rreth ores 02.00 pas mesnate per shkak te erresires, ndersa pritet qe ato te rifillojne se shpejti.

Por sot nuk pritet nderhyrja e mjeteve te renda, qe nuk mund te depertojne dot ne thellesi te rrenojave. Per kete arsye sot do te nderhyhet vetem me njerez.

Nderkaq, ne komisariatin e Gjirokastres ndodhen vetem dy punonjes se firmes se ndertimit qe po kryente punimet prane pallatit, tani gjysme te shembur.

Ata do te merren sot ne pyetje per te dhene me shume sqarime per ngjarjen.

Ngjarja e rende ndodhi mesditen e djeshme, si pasoje e punimeve qe po kryheshin prane pallatit. Ne Gjirokaster dje ishte i pranishem edhe kryeministri Berisha, i cili u shpreh per hetim te plote te ngjarjes. Ndersa kryetari i partise Socialiste, edhe ai prezent ne qytetin jugor, foli per mbajtjen e pergjegjesive per fajtoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›