Rama në Peshkopi: Të largohemi nga politika e vjetër
Duke folur për Dialogun me Shqipërinë Rama u shpreh se është një mësim i madh për të kuptuar sa e vështirë është jeta e njerëzve në gjithë vendin dhe mbi të gjitha për të kuptuar se sa e gabuar ka qenë dhe është politika e vjetër
PESHKOPI -Kryetari i Partise Scialiste Edi Rama, i ka bërë apel Kryeministrit Berisha ti japë fund politikës së vjetër me premtime të pambajtura. Në një takim me banoret e Peshkopisë kryesocialisti Rama ka kërkuar bashkim të të gjithë qytetarëve përtej kufijve te partive politike. Gjatë vizitës në këtë qytet Rama shoqërohej nga drejtues të larte te Partisë Socialiste, Ruci, Majko, Kodheli, Minxhozi, Abazi e Kaja.
“Nga kjo sallë, dua t’i them Sali Berishës, se një djalë është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Peshkopisë, në pritje të mjekut anestezist nga Tirana. Kjo është Shqipëria e Sali Berishës. Kjo është një Shqipëri që ne nuk e duam, duam një Shqipëri tjetër, ne duam një Shqipëri ku për çdo shqiptarë e shqiptare te ketë spitale, mjek, që analizat dhe ilaçet të jenë të garantuara, të ketë shpresë dhe jetë.”- tha Rama
Duke folur për Dialogun me Shqipërinë Rama u shpreh se është një mësim i madh për të kuptuar sa e vështirë është jeta e njerëzve në gjithë vendin dhe mbi të gjitha për të kuptuar se sa e gabuar ka qenë dhe është politika e vjetër e së shkuarës, në një marrëdhënie jashtëzakonisht të gabuar, me premtime dhe gënjeshtra, e cilat duhet të marrin fund për t’i hapur rrugë një marrëdhënie të re, për të cilën nevojitet një bashkim i madh i shqiptarëve përtej kufijve të partive politike.
“ Në çdo fshat të Shqipërisë, nga veriu në jug, njerëzit me të drejtë qahen për kostot e larta të prodhimit, qahen për çmimet e pamundura të naftës, farërave, qahen për pamundësinë që edhe atë prodhim që nxjerrin, ta shesin në treg” – tha Rama