The guardian: ‘Riviera Shqiptare’- ja vlen ta vizitosh
TURIZMI- Duket e çuditshme, por ‘Riviera shqiptare’ është një nga destinacionet më interesante e mesdheut për vitin 2009. Rezultati është publikuar nga “Te gardian” në këshillat turistike që ajo jep për lexuesit e saj.
Deri tani, pushimet në vendin më të fshehtë të Europës rekomandoheshin në Butrint dhe në qytetin elegant dhe “të çuditshëm”, Tiranë – thotë The Guardian. Por, vazhdon gazeta, shumë operatorë anglez po rekomandojnë pushime në rivierën e mrekullueshme shqiptare.
“Nuk ka shumë vende të pazbuluara në Europë, por Shqipëria është sigurisht një nga ato- megjithëse turizmi është në hapat e para” – tha Derek Moore, shef i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Pavarur. “Ka një bregdet mahnitës, mijëra kilometra plazhe bosh, dhe shumë qytete kulturore për të zbuluar”.
Kompania Inghams ka një program të ri për për Shqipërinë në vitin 2009, përfshirë plazhin e Durrësit, anën historike të tij dhe shumë qytete të tjera. Një javë në Durrës thuhet në “Thë Guardian” kushton 419 paund përfshirë fluturimin dhe shpenzimet e tjera të udhëtimit.
Kompania Ingham ofron një turne në Durrës, Tiranë, dhe liqenin e Ohrit.
Ndërkohë kompani të tjera turistike ofrojnë ture në Himarë e cila kushton 808 paund një javë, përfshirë edhe udhëtimin në Korfuz. Të tjera ofrojnë udhëtime Shqipëri- Maqedoni. Këto kushtojnë nga 1395 paund për 11 ditë udhëtim, përfshirë edhe akomodimin në hotel.
(Orjeta Zhupa, BalkanWeb)